Në botën e sotme ku të gjithë përpiqen për sukses, famë dhe pushtet, morali dhe drejtësia shpesh zbehen dhe loja e ndershme bëhet sfiduese shpesh e parealizueshme

Zilia dhe xhelozia shpesh udhëheqin raportet ndërnjerëzore. Padrejtësia mbetet e pandëshkuar dhe njerëzit e mirë nuk dinë si të reagojnë. Kur sinqeriteti juaj, vyrtytet tuaja njerëzore, ambiciet dhe sukseset tuaja të arritura me forcat vetanake, xhelozia do ti shty për hakmarrje.

Ata do të përdorin intrigat, do të përpiqen të bëjnë thashetheme për ju dhe do të hedhin të gjitha të këqia mbi moralin dhe dinjitetin tuaj. Në situata të tilla, është e rëndësishme të kujtojmë një gjë – injorimi është ilaç më efikas dhe një hakmarrje më e mirë e mundshme.

Injorimi shkakton pasiguri dhe siklet tek ai i cili u përpoq t’ju dëmtonte dhe ka qëllime të këqija. Hakmarrja nuk është kurrë rruga e duhur; Është si një pyll – ku vetëm ju mund të humbisni dhe të dëmtoheni duke humbur atë më të shenjtën – njerëzoren.

Gjithçka që duhet për të triumfuar mbi të keqen është se një njeri i mirë nuk bën asgjë. Kjo i referohet mungesës së reagimit ndaj ligësisë të të tjerëve. Duke shpërfillur veprimet dhe njerëzit e pandërgjeqshëm, ata humbasin ndikimin e tyre në jetën tuaj. Njerëzit inteligjentë e përdorin injorimin si një armë kundër kurthave.

Ata flasin përmes veprimeve të tyre – nuk lejojnë që dhimbja t’i udhëheq, por vazhdojnë të bëjnë atë që vë në pah vyrtytet e tyre njerëzore, pa thashetheme  dhe pa shpalosje të këqijave të atyre që i dëmtuan.

Ata nuk heshtin nga frika – njerëzit e mençur bëjnë të ditur se janë të vetëdijshëm për intrigat dhe ligësinë, por e bëjnë këtë në një mënyrë subtile për të shmangur konfrontimet e panevojshme.

Ata nuk izolohen – në vend që të tërhiqen pas një zhgënjimi, ata mbajnë lidhje me njerëit empatik dhe të ndieshëm.

Ata nuk hakmerren – u japin kohë gjërave të qetësohen dhe i shmangin reagimeve impulsive duke mos i lejuar vetes të bien në nivelin e keqbërësve.

Gjëja më e keqe që mund të bësh është të vazhdosh litarin e së keqës. Përkundrazi, vepro me mençuri sipas ndërgjegjes sate, duke shmangur zhytjen në baltën e të pandërgjeqshmëve./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts