Kopshti, gjyshërit apo dadoja, cili nga këto opcione është më i mirë për kujdesin e fëmijës tuaj?

“Prindërit shpesh pyesin nëse duhet ta dërgojnë fëmijën e tyre në kopsht, të punësojnë një dado apo ta lënë te gjyshja ose dikush nga familja. Përgjigja është shumë e thjeshtë: sistemi i fëmijës në periudhën e hershme të formimit duhet të jetë në kontakt dhe në qendra e vëmendjes së një të rrituri që merret në mënyrë aktive me të.

Kopshti e vendos atë në një pozicion ku ai duhet ta ndajë vëmendjen me shumë fëmijë të tjerë. Nëse është e mundur që fëmija të jetë me një kujdestar të rritur adekuat, pavarësisht nëse është gjyshja apo një dado, atëherë kjo sigurisht që do të ishte një zgjidhje më e mirë për zhvillimin e fëmijës, derisa fëmija të jetë gati për të shkuar në kopsht.

Por atëherë lind pyetja kur fëmija është gati për në kopsht. Këtu nuk mund të japim një përgjigje të sakt. Kjo varet edhe nga ndjeshmëria dhe nevoja e fëmijës dhe sigurisht, sipas moshës së tij. Fëmija duhet të jetë në gjendje të shkojë në kopsht pasi të ketë përfunduar gradualisht ndarjen nga nëna, pra kur sistemi i tij është në gjendje të mbajë një gjendje të qëndrueshme emocionale të brendshme pa kontakt të ngushtë me nënën e tij.

Për disa fëmijë, kjo do të jetë në fund të vitit të dytë, për disa fëmijë jo para vitit të tretë, të katërt apo edhe të pestë, është shumë e rëndësishme të dëgjosh dhe të respektosh ndjenjat e fëmijës, sepse nuk janë të rralla rastet kur një fëmijë të shfaqë papërgatitje të plotë në moshën një vjeçare dhe se shkuarja në kopsht është një përvojë traumatike për të, kështu që prindërit e tërheqin më pas nga kopshti dhe vitin e ardhshëm fëmija është i gatshëm për kopsht./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts