Nuk mund ta zgjidhim kurrë problemin e dhunës ndaj fëmijëve në shoqërinë tonë nëse nuk heqim dorë nga ideja se gjëja më e keqe që mund të bëjë një fëmijë është të jetë i pabindur.
Shumë njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë pikërisht këtë fenomen – ata ankohen se luftëtarët për të drejtat e fëmijëve duhet të ndalojnë të merren me ‘gjëra të vogla të pakuptimta’ dhe të shqetësohen vetëm kur ndodh ‘dhuna e vërtetë’. Këto dy arsye janë në fakt të njëjta. Duke e mbështetur idenë se fëmijët janë moralisht të detyruar të jenë të nënshtruar, ne i japim legjitimitet abuzimit. Duke përjetësuar idenë se prindërit duhet të jenë dominues në mënyrë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre, ne i inkurajojmë ata të jenë të dhunshëm.
Mos i lavdëroni fëmijët tuaj se janë të bindur
Ndaloni së theksuari se sa “të mirë” janë ata kur nuk kundërshtojnë apo ankohen
Mos e krahasoni “respektin” me bindjen
Mos e quani fëmijën tuaj “të sjellshëm” kur në të vërtetë do të thuash që ai është i qetë dhe kërkues sa më pak të jetë e mundur
Në vend të kësaj, lavdëroni fëmijët tuaj për mirësinë dhe forcën e tyre morale që vjen nga brenda. Vini re veprat e tyre të mira.
Tregoni se jeni krenarë që ata ndihmojnë të tjerët. Inkurajojini kur marrin përgjegjësit. Mbështetni ata kur ata kundërshtojnë
Ndaloni së lavdëruari prindërit tuaj se janë dominues. Mos u habitni që i mbajnë fëmijët e tyre të shtrënguar, se mund t’i heshtin me një fjalë ose t’i trembin me një vështrim. Mos u emociononi kur prindërit mburren për të gjitha mënyrat se si i mbajnë nën kontroll fëmijët e tyre.
Në vend të kësaj, lavdëroni prindërit që kultivojnë marrëdhënie të mira ndërpersonale me fëmijët e tyre. Tregojuni atyre se sa e mrekullueshme është kur i shihni duke sjellë një buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të tyre. Vini re se si i respektojnë fëmijët e tyre, si u flasin dhe i trajtojnë si qenie njerëzore. Nxitini ata që të kalojnë kohë me fëmijët e tyre edhe kur ata nuk i mësojnë, korrigjojnë apo urdhërojnë. Vini re guximin që u duhet atyre për të pranuar kur e kanë gabim.
Mbështetini ata kur prindërit e tjerë i gjykojnë se nuk janë edukatorë të rreptë”.
Të gjithë mendojnë se po bëjnë më të mirën kur vjen puna për të rritur fëmijën e tyre. Fakti është se të qenit prind është një rol ku duhet të bëni gabime. Por përderisa jeni të vetëdijshëm se po i bëni ato dhe dëshironi më të mirën për fëmijën tuaj duke respektuar kapacitetet dhe integritetin e tyre, ju jeni në rrugën e duhur./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”