Fëmija 2 vjeç dhe 2 muaj nuk ndërvepron me ne, çfarë të bëjmë?

Pyetje:

Përshëndetje!

Jam një nënë e re dhe jam e shqetësuar për faktin që fëmija im, 2 vjeç e 2 muaj, nuk përgjigjet kur e thërras në emër. Me vesh nuk ka problem. Përveç kësaj, ai shfaq shpesh agresivitet dhe flet shumë pak, ndoshta vetëm 2-3 fjalë. Ai është inteligjent, por duket se më shumë më injoron sesa që dëshiron të komunikojë. A mund të më tregoni si të veproj në këtë situatë?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Studimet shkencore tregojnë fëmijët fillojnë të perceptojnë emrin e tyre relativisht herët, rreth moshës 4-5 muaj. Rreth 50% e fëmijëve reagojnë ndaj emrit të tyre që nga mosha 6 muaj, ndërsa pothuajse 100% e fëmijëve në moshën 9 muajsh.

Në ditëlindjen e tyre të parë, të gjithë fëmijët duhet të jenë në gjendje të përgjigjen kur i thërritet emri i tyre. Thirrni fëmijën në emër dhe bëjëni këtë në momente e situata të ndryshme, vereni nëse ka vëmendjen diku tjetër e kjo e pengon të reagojë, jepini kohë të reagojë.

Është e rëndesishme të kuptohet:

Si është loja dhe sjellja sociale e fëmijës suaj?

A përpiqet të bashkëveprojë me fëmijë të tjerë?

A ka vërejtur ndonjë mungesë në aftësinë e tij për të kuptuar dhe për të përdorur gjuhën e trupit në komunikim?

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet nëse ai e kupton atë që i thuhet, nëse mund të kryejë urdhër verbal si “Hidhe topin”, “Ulun atje”, “Ama lodren”.

A mund të vëreni tek fëmija juaj ndonjë sjellje të përsëritur, rrotullimi i objekteve, vendosja e lodrave ne një vijë të drejtë, apo shkundjen e duarve.

Fushë tjetër e rëndësishme është imitimi

Fëmija ju imiton në levizje dhe veprime spontane. Fëmija imiton atë çka ju i kërkoni ose imiton spontanisht atë çka ju bëni? Nëse fëmija shfaq vështirësi në ndonjë nga këto fusha, kjo mund të jetë shenjë qe duhet të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i fëmijës tuaj, si dhe të merret historia zhvillimore e tij që të gjendet shkaku dhe të arrijmë në një konkluzion se pse fëmija nuk zhvillon nderveprim dhe nuk ka zhvilluar gjuhën ende. Pasi që të bëhet vlerësimi i tij, duhet të krijohet një plan terapeutik se si të mbështetet ai dhe të fillojë trajtimi sa më i shpejtë i tij!

Prandaj, ju rekomandoj që ta dërgoni menjëherë për vlerësim tek psikologu! Intervenimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe mund të parandalojë vonesat në zhvillim.

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste.​/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts