Nëse fëmija nuk ndihet i lënë pas dore, ka më pak gjasa për gjelozi
Lindja e një fëmije është një ngjarje plot gëzim. Megjithatë, kjo mund të kthehet lehtësisht në një periudhë xhelozie dhe konfuzioni për fëmijën tuaj më të madh, sepse ai mund të mendojë se nuk do të jetë më personi i rëndësishëm në jetën e prindërve të tij. Kjo është arsyeja pse ai duhet të përgatitet për ardhjen e një anëtari të ri të familjes . Vetëm jini të durueshëm dhe gjithçka do të funksionojë.
Shpjegojini fëmijës se çfarë e pret
Tregojini të voglit tuaj se po mbani në bark vëllanë ose motrën e tij të vogël, me të cilën ai do të mund të luajë dhe të kalojë kohën e lirë. Mos i tregoni atij gjithçka në mënyrë perfekte që të mos zhgënjehet kur të lind bebi. Merrni atë për të vizituar miqtë ose të afërmit që kanë një fëmijë.
Përfshini fëmijën në rrjedhën e shtatzënisë
Shpjegojini atij se barku juaj po rritet dhe se foshnja do të vie shumë shpejt. Lëreni të vendosë dorën në barkun tuaj për të ndjerë lëvizjet e foshnjës. Mendoni dhe diskutoni së bashku për emrin me të cilin do ta emërtoni bebin tuaj, dhe lëreni të marrë pjesë në blerjen e rrobave ose krevatit të parë të foshnjës.
Filloni të bëni ndryshime në kohë
Ardhja e një fëmije në familje shpesh kërkon përshtatje me situatën e re. Nëse planifikoni të zhvendosni një fëmijë më të madh në një dhomë tjetër, bëjeni sa më shpejt që të jetë e mundur që ai të mos e lidh atë ndryshim me ardhjen e foshnjës dhe më vonë të ankohet vazhdimisht për këtë.
Kushtojini vëmendje edhe kur të lind foshnja
Fëmija është xheloz kur të afërmit dhe miqtë vijnë për të parë foshnjën dhe pothuajse nuk i kushtojnë vëmendje, edhe pse deri vonë ishte i preferuari i të gjithëve. Mundohuni t’ia bëni më të lehtë, edhe pse i porsalinduri kërkon kujdesin tuaj ndani një kohë vetëm për ju dhe fëmijën tuaj tashmë të rritur duke vazhduar me ritualet tuaja që i kishit më parë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”