Përse është e rëndësishme të mos i nderprejmë fëmijët në lojë?

Shkruan: Pukjana Geci
Psikologe dhe terapiste

Si të rritur, na ndodh që ndonjëherë të pengohemi nga njerëzit e tjerë kur jemi duke zhvilluar një bisedë apo duke kryer një punë. E keni parasysh se sa frustruese mund të jetë kjo. Humbim rrjedhën e mendimit ose vazhdimin e gjërave që ne po bëjmw. Të mendojmë pak për fëmijët e vegjël se si mund të ndikojë kur i pyesim vazhdimisht: “Çfarë ngjyre ka lodra?” “Çfarë tingulli bën macja?” “Kush është ai?” “Sa monedha ka aty?”

Sigurisht që synimi është i mirë kur prindërit pyesin fëmijët. Ne duam të krijojmë një lidhje të ngushtë me fëmijët tanë dhe t’i ndihmojmë ata të mësojnë dhe është e ëmbël kur i dëgjojmë ata të përsërisin njohuritë që ua kemi mësuar. Ka momente kur duhet të jemi të kujdesshëm dhe të lejojmë fëmijët të eksplorojnë botën në mënyrën e tyre. Dhe sigurisht që do të bëjmë pyetje ndonjëherë por nuk është e nevojshme që vazhdimisht të jemi në kuizz për të vegjlit tanë.

Nëse fëmijët janë të zënë duke bërë diçka dhe ne jemi vazhdimisht duke ndërprerë, kjo mund të ndikojë në përqendrimin e tyre, dhe gjithashtu mund të ndihet si presion ose sikur po u kërkohet të performojnë, gjë që në përgjithësi nuk është argëtuese.

Në mënyrë të ngjashme, ne nuk duhet të ndërpresim lojën e tyre me mësime mbi numrat, shkronjat, ngjyrat ose format. Ata duhet t’i marrin këto gjëra organikisht. Loja nuk ka të bëjë me mësimdhënien (megjithëse fëmijët absolutisht mësojnë kur luajnë). Stimulimi i fëmijës është i rëndësishëm, por asnjëherë përpara se ai të jetë gati. Dëshira dhe interesi për detyra të caktuara “akademike” duhet të vijë fillimisht nga fëmija dhe ju thjesht duhet ta ndiqni.

Kemi pyetje të tilla si: Fëmijës tim i blej libra për moshën e tij por nuk i hap kurrë.
Detyrat me shkrim, ushtrimet etj nuk duhet të fillojnë përpara moshës 6-7 vjeçare, përndryshe fëmija privohet nga vitet e çmuara të fëmijërisë së hershme të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin fizik dhe mendor

-Pra ti lëm fëmijët të luaj pa i shpwrqendruar ju ndihmon atyre në zhvillimin e aftësive kognitive si përqendrimi. Loja pa shpërqendrim i jep fëmijës mundësinë të eksplorojë dhe të krijojë në një ambient të qetë. Kjo mundëson zhvillimin e aftësive kreative, logjike dhe zgjidhjen e problemeve.

-Kur fëmija luan pa u shpërqendruar, ata mund të krijojnë dhe të eksplorojnë në një mënyrë më të lirë dhe kjo ndihmon në rritjen e fantazisë dhe krijueshmërisë (kreatvitetit) të tyre.

-Fëmijët që kanë aftësi të mira të fokusimit kanë më shumë sukses në shkollë dhe në marrëdhëniet e tyre me mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët. Lejimi për të eksploruar dhe për të qëndruar i fokusuar në aktiviteteve të tyre përmirëson ndjenjën e autonomisë dhe motivimin e brendshëm. Fëmijët ndjehen më të pavarur dhe të motivuar kur kanë lirinë për të zgjedhur dhe për të krijuar në mënyrë të pavarur./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts