Si mund të dallojë që foshnja apo fëmija im ka torticollis?

Pyetje:

Përshëndetje,vajza ime është 2 muajshe dhe pothuajse tërë kohën e mban kokën e kthyer në njërën anë? A mund të ketë shkurtim të qafës?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Një ndër simptomat e zakonshme të shkurtimit të muskulit te qafës SCM apo torticollisit është që foshnja juaj ka prirjen ta anojë kokën në njërën anë shpesh dhe nuk do të jetë në gjendje të kthejë kokën në mënyrë të barabartë në të dy drejtimet pa ndihmë.

Disa shenja të tjera për t’u parë përfshijnë:

Lëvizshmëri e pabarabartë e qafës kur shikon lodra ose ju kërkon

Duke ngritur kokën në njërën anë gjatë kohës kur qëndron në bark

E mban kokën të anuar gjatë qëndrimit ulur ose në këmbë

Një vend i sheshtë në njërën anë të kokës së foshnjës  (plagiocephaly) etj.

Nëse ju vëreni këto shenja tek fëmija juaj atëherë  një konsultë me fizioterapeutin do të ishte e domosdoshme,në mënyrë që  një problematikë e tillë nëse është prezente të trajtohet me kohë.

Jeta Kastrati – Fizioterapeute./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts