Pyetje:
Kam vajzen 2 muaj e gjysëm ,fle shumë në shpinë dhe kam vërejtur kohëve të fundit që koka prapa është sheshuar shumë. A mund të korrigjohet ky rrafshim dhe si?
Përgjigje:
Bebet kur lindin kanë kokën mjaftë të butë dhe eshtrat e kafkës mund të marrin formën e tillë nga presioni i vazhdueshëm në atë zonë. Nëse foshnja juaj qëndron shumë gjatë në shpinë kur fle apo edhe kur rri zgjuar mban kokën në atë pozitë, heziton të kthejë kokën në të dyja anët, nuk qëndron në bark aq sa duhet kur është zgjuar apo ka lindur para kohe dhe nuk mund të lëvizë shumë, ka predispozita të ketë rafshim të kokës. Zakonisht, çdo rrafshim mund të përmirësohet duke u rritur foshnja dhe nëse e inkurajoni foshnjën tuaj të mos preferojë poziocionin e tillë.
Mënyra për të prevenuar apo trajtuar kokën e rrafshët tek bebet janë ndryshimi i pozitës së kokës gjatë gjumit dhe kur rri zgjuar, rrotullimi i kokës në të dyja anët kur fle, kur rrin zgjuar foshnjën duhet ta mbani në pozitën e barkut disa here brenda ditës për 10 deri në 15 minuta.
Evitoni qëndrimin për një kohë të gjatë në shpinë kur foshnja është zgjuar, shmangni sidomos qëndrimin për një kohë të gjatë në luhatëse apo karrige të veturave për bebe. Një problem i tillë natyrisht se duhet të adresohet tek mjeku pediatër, dhe në konsultim me fizioterapeutin bëhet ekzaminim fizik i foshnjës për ndonjë shkurtim eventual të muskujve të qafës, që trajtimi fizioterapeutik të bëhet në kohë nëse është i nevojshëm.
Jeta Kastrati – Fizioterapeut./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”