Në cilat raste duhet të kërkojë ndihmë dhe këshillim nga Profesionistët Shëndetsorë (Logoped, Psikolog, Ergoterapeut) për fëmijën tim?

Pyetje:

Përshëndetje!

Vajza ime është 3 vjeç e 4 muaj, ka qenë për kontrolla të rregullta te pediatri dhe në përgjithësi mendojmë se është mirë në çdo aspekt, mirëpo më intereson një mendim i juaji se kur e rekomandoni një konsultë me Profesionistët Shëndetsorë ?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Kjo është një pyetje shumë me vend, është një gjë e mirë shumë kur prindërit interesohen për fëmijët e tyre edhe nëse mendojnë se nuk shohin ndonjë problem te ta, kjo për arsye se në shëndetësi parandalimi konsiderohet gjithmonë më i mirë se shërimi.

Siç e dijmë fëmijët kalojnë nëpër disa etapa zhvillimore, në disa nga aspketet më kyqe që janë të nevojshme për zhvillimin e tyre, andaj bashkë me aspektet Logopedike do ti shpjegojmë edhe shenjat apo aspektet e tjera tek fëmija që prindi ka nevojë ti dijë.

Mosha 3 – 4 vjeç

1. Aftësi të ngathta motorike (në hedhjen e topit, kërcimin, ngasja e biçikletës me 3 rrota, kordinim i dobët, vështirësi të shkruan me laps).

2. Qanë nëse prindi largohet nga dhoma.

3. Fëmija duket se është i “fikur” në shumicën e kohës.

4. Nuk tregon interes për të luajtur me fëmijët e tjerë.

5. Nuk bënë lojëra imagjinative.

6. Nuk përdorin fjali më të gjata se 3 fjalë.

7. Përdorin gabimisht përemrat “Unë” dhe “Ti”.

8. Të folurit e tij/saj është më i pakuptueshëm tek mjedisi më i gjerë shoqëror.

9. Fjalori është i pakët dhe nuk bëhet më i pasur.

10. Nuk kupton dhe nuk zbaton 2 urdhëra verbale (si shembull, “Shko dhe merre topin”). 11. Shumicën e tingujve i shqipton gabimisht ose i lë jashtë fjalës

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts