Dhimbjet e forta gjatë menstruacioneve ose gjakderdhjet e rënda janë vetëm disa nga simptomat e endometriozës.
Është llogaritur se rreth 10 për qind e grave jetojnë me endometriozë, një gjendje kronike që karakterizohet nga dhimbja dhe një nga shkaqet kryesore të infertilitetit.
Endometrioza mund të ketë një ndikim të fortë në jetën e përditshme të grave që vuajnë prej saj.
Gratë të cilat vuajnë nga kjo sëmundje shpesh përballen me menstruacione jashtëzakonisht të dhimbshme, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, gjë që mund të dëmtojë seriozisht cilësinë e jetës dhe marrëdhëniet intime.
Ja gjithçka që duhet të dini për endometriozën
Çfarë është endometrioza?
Endometrioza është një gjendje afatgjatë në të cilën indet e ngjashme me rreshtimin e mitrës fillojnë të rriten në vende të tjera jashtë mitrës, si vezoret dhe tubat fallopianë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan endometriozën si një sëmundje që çon në inflamacion dhe mund të shkaktojë dhimbje të forta pelvike, dhe ta bëjë të vështirë ngjizjen.
Endometrioza mund të prekë gratë e të gjitha moshave, por më së shpeshti prek gratë në të 30-at dhe të 40-at.
Shifrat e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se mosha mesatare e diagnostifikimit është 35 vjeç,
Simptomat e endometriozës
Disa simptoma të endometriozës ndodhin gjatë menstruacioneve, ndërsa shenja të tjera të kuqe mund të shfaqen në çdo kohë gjatë ciklit menstrual.
Sipas HSE, flamujt e kuq përfshijnë:
Dhimbje të forta gjatë periudhës suaj që ju pengon të bëni aktivitete të përditshme. Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut ose shpinës (dhimbje pelvike) disa ditë para menstruacioneve.
Gjakderdhje të rënda gjatë menstruacioneve.
Dhimbje kur zbrazni zorrët ose urinoni, e cila rëndohet gjatë menstruacioneve
Ndjenja e të vjellave, konstipacionit, diarresë ose gjakut në urinë gjatë menstruacioneve
Dhimbje pelvike
Dhimbje gjatë ose pas marrëdhënieve seksuale./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”