Pyetje:
Përshëndetje!
Djali jonë është 4 vjet e gjys, do të fillon vitin tjetër në parashkollor, ka qenë edhe në kopsht ma herët, mirëpo ka shumë problem me shqiptimin e shkronjave, shpesh ngatërron F me Th, Fika në vend të Thika, R me L, C me X, e ka edhe problem ti lidh 4 apo 5 fjal me ni fjali, më intereson një mendim i juvi?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Problemet e artikulimit të shkronjave përkatëse dhe lidhjes së fjalëve, janë shumë të shprehura te fëmijët. Në përgjithësi, janë probleme të kategorisë së lehtë, mirëpo që shkaqet mund të jenë të ndryshme, si vie fjala fëmijët me perin në gjuhë, fëmijë të lindur me një nofull më të vogël, fëmijë me probleme dentare, apo edhe gjuhë më të gjatë se normalja. Janë këto vetëm disa nga aspektet që lidhen me problemet e shqiptimit të shkronjave përkatëse apo edhe tingujve kur ato lidhen me zanore.
Pastaj, problemi i lidhjes së fjalëve te një fëmijë 4 vjeç e gjysëm, poashtu është një problem që kërkon tretman logopedik, kjo për arsye sepse ajo është një moshë ku fëmijët janë në prag që pas një periudhe jo shumë të gjatë, duhet që të fillojnë ta zgjerojnë fjalorin e tyre dhe të tregojnë ndonjë storje apo ndodhi.
Gjithashtu sepse, problemet me tinguj sa më shumë të anashkalohen (mos të shkohet te logopedi), të themi deri në 7 vjeç, tretmani logopedik do të kërkojë perjudhë më të gjatë.
Janë probleme të zakonshme siç e cekëm, që pas një perjudhe optimale mund të kalojnë, vetëm duhet të kemi vëmendje më të veqantë te fëmijët që e kanë bërë perin në gjuhë, apo fëmijët deri në moshën 5 vjeçe që kanë vështirësi ti lidhin fjalët në fjali.
Arjon Podrimaj -Logoped./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”