Redaktorët e Journal of the American Medical Association kanë nisur një diskutim mbi temën se cili është niveli i përshtatshëm i jodit gjatë shtatzënisë dhe çfarë roli luan jodi në shëndetin e nënave, fetuseve dhe foshnjave të sapolindura.
Jodi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e hormoneve tiroide, të cilat janë rëndësishme për zhvillimin normal neurologjike të fetusit. Hulumtimet tregojnë se mungesa e jodit mund të çojë në një IQ më të ulët tek fëmijët, dhe mangësia e tij është ende shkaku kryesor i vonesës mendore tek fëmijët, kur merren parasysh edhe faktorët tjerë. Mungesa e jodit konsiderohet gjithashtu shkaku kryesor i aborteve spontane dhe vdekshmëria foshnjore.
“American Thyroid Association”, “Endocrine Society” dhe “Teratology Society” rekomandojnë gratë që po planifikojnë një shtatzëni, ato që janë shtatzënë ose nënat gjidhënëse të marrin jod çdo ditë në formën e shtesave dietike të paktën 150 mikrogramë.
Multivitaminat e rekomanduara për këto kushte duhet të përmbajnë edhe jod në doza të përshtatshme. Sipas vlerësimeve të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, mungesa e jodit ndikon në shëndetin e të paktën 600 milionë njerëzve.
Mungesa e jodit dëmton zhvillimin fizik dhe mendor të mbi 50 milionë fëmijëve./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”