12 këshilla për prindërim të suksesshëm!

Janë disa gjëra të thjeshta dhe të rëndësishme që shpesh i neglizhojmë gjatë edukimit dhe rritjen e fëmijëve.

 

1. Nëse ju jeni të pakënaqur, nuk do të arrini kurrë të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijën tuaj në mënyrë që ai të jetë i lumtur. Nëse prindërit janë të lumtur, atëherë nuk duhet të bëjnë asgjë të veçantë në këtë drejtim.

 

2. Shumë prindër mendojnë se çdo gjë është në rregull me ta, dhe se problem qëndron tek fëmijët e tyre. Ata gjenden në huti kur në të njejtën familje rriten dy fëmijë krejtësisht të ndryshëm: njëri është plot vetëbesim, i suksesshëm, student i shkëlqyer kurse tjetri është e kundërta e tij.

Kjo do të thotë se fëmijët në familje janë trajtuar ndryshe dhe se njëri prej tyre nuk kishte vëmendje të mjaftueshme nga ana e prindërve. Njëri fëmijë mund të ishte më i ndjeshëm dhe kishte nevojë për më shumë dashuri ndërsa prindërit ishin neglizhent ndaj ndjenjave të fëmijës.

 

3.Të kujdesesh që fëmija të stërvitet dhe të ushqehet është kujdes, nuk është edukim. Fatkeqësisht, shumë prindër besojnë se kujdesi është i mjaftueshëm.

 

4.Mënyra se si komunikoni me fëmijën tuaj në fëmijëri është se si ai do t’ju trajtojë në pleqëri.

 

5. Në shkollë nuk duhet të mësojmë aq shumë për matematikën dhe letërsinë, sa për vetë jetën.

Në shkollë nuk është aq e rëndësishme të përvetësosh njohuri teorike sesa aftësi praktike: aftësi për të komunikuar, për të ndërtuar marrëdhënie, për të qenë përgjegjës për veten – fjalët dhe veprimet e tua, për të zgjidhur problemet, për të negociuar, për të menaxhuar kohën… Domethënë, këto zakone ju ndihmojnë të ndiheni të sigurt kur të rriteni.

Nëse në shkollën fillore fëmija juaj nuk është në gjendje t’i përvetësoj njohurit mësimore nuk ka koncentrim – jo çdo herë problemi është tek fëmija, kërkoje problemin tek rrethi i fëmijës!

 

6. Përsosmëria – nuk është kusht i suksesit! Fëmija nuk duhet të mbingarkohet, duke u përpjekur të përfundojë në kohën e paraparë programin e hartuar nga mësimdhënësit. Në klasën e parë detyrat e shtëpisë duhet të zgjasin nga 15 deri në 45 minuta.

 

7. Dhuroni fëmijës një shumë të vogël parash nga mosha gjashtë vjeç.

Jo një shumë të madhe, por ndani rregullisht një shumë që ai e menaxhon vetë. Dhe është shumë e rëndësishme që paratë të mos bëhen mjet manipulimi. Nuk ka nevojë të kontrolloni se për çfarë shpenzon fëmija dhe të vendosni shumën e parave të xhepit në varësi të suksesit akademik dhe sjelljes së tij.

 

8. Fëmija duhet të ndiejë se prindërit janë njerëz të mire dhe të fortë.

Ata e mbrojnë por gjithashtu vendosin kufit gjithmonë veprojnë në interes të tij dhe më e rëndësishmja, e duan pa masë.

 

9. Jo vëzhgim të vazhdueshëm.

Fëmija duhet të jetë i sigurt se ai është i dashur dhe i respektuar në familje, se ata e mbështesin dhe kanë besim tek ai. Në atë rast ai nuk do të bjerë në “shoqëri të keqe” dhe do të shmangë shumë tundime, të cilave bashkëmoshatarët e tij në situatë të tensionuar familjare nuk mund t’u rezistojnë.

 

10. Edukimi nuk do të thotë të shpjegosh se si të jetosh, kjo nuk funksionon.

Fëmijët zhvillohen vetëm me analogji. Çfarë mund dhe nuk mund të bëhet, si duhet bërë dhe si është më mire të bëhet, fëmijët nuk e kuptojnë nga fjalët e prindërve, por ekskluzivisht nga veprimet e tyre. E thënë thjesht, nëse një baba thotë se është e keqe për të konsumuar alkool, por ai e konsumon – ka një probabilitet të lartë që djali i tij të jetë një përdorues i alkoolit.

 

11. Flisni me fëmijët për jetën në përgjithësi,por jo se si duhet të jetojnë. Nëse prindërit flasin me fëmijët vetëm atëher kur ata kanë një problem është një dështim në prindërimin e tyre.

 

12. Nuk është e nevojshme të jetoni jetën e fëmijëve tuaj, të vendosni në emër të tyre çfarë të bëjn, t’i zgjidhni problemet e tyre, t’i bëni presion për ambiciet e tyre, pritshmëritë tuaja, udhëzimet tuaja.

Një ditë nuk do jeni më dhe si do të jetojnë pa ju dhe orientimin tuaj?

Fëmijët duhen të mësohen të jenë të pamvarur./natalmedia.com/

 

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts