Trajnimi: “Situatat emergjente te fëmijët dhe ndihma që duhet të ofrohet!”

Poliklinika NATAL me ligjërues Dr Ismail Lutolli, ofroi trajnim për çerdhen “Akademia e fëmijëve ORA”. Në këtë organizim u realizua trajnimi që ofron informacion të plotë mbi Ndihmën e Parë për vendin e tyre të punës në kuadër të Programit për Trajnime: “Situatat emergjente te fëmijët dhe ndihma që duhet të ofrohet!”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ofrimin e ndihmës së parë në raste kur fëmijët ndeshen me situata emergjente ku dhe temat e shtjelluara ishin:
-Ndihma e parë te fëmijët kur ngulfaten papritur
-Ndihma e parë dhe konvulzionet febrile te fëmijët
-Gjakderdhja nga hundët te fëmijiët
-Sulmet epilektike te fëmijët
-Rrëzimi i fëmijëve
Në fund, pjesmarret u pajisën me çertifikatë si dëshmi e përfundimit me sukses të këtij trajnimi./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
SHPËRNDAJE:

Related posts