5 këshilla për të lehtësuar të vjellat gjatë shtatzënisë

Shtatzënia është një gjendje tjetër dhe trupi ndryshon për të mundësuar krijimin e një jetë të re të mrekullueshme.

Ajo që i shqetëson pothuajse shumicën e grave shtatzëna janë të vjellat dhe mundimet e mëngjesit.

Këto shqetësimi fillojnë rreth javës së 6-të të shtatzënisë dhe janë më të theksuara në javën e 8-të dhe të 9-të të shtatëzanisë.

Ne ju paraqesim disa nga mënyrat e provuara për t’i parandaluar apo lehtësuar ato dhe për ta bërë më të këndshëme tremujorin e parë të shtatzënisë.

  1. Hani pak, por shpesh

Kur barku juaj është i zbrazët, acidet e stomakut nuk kanë asgjë për të ‘ushqyer’ përveç membranës së stomakut, e cila nxit të përzierat. Nga ana tjetër, nëse hani shumë, do të rëndoni sistemin tretës, gjë që sjell edhe të përziera. Mbani barkun e mbushur gjatë gjithë ditës dhe natës, por pa e tepruar. Rregulli është: vakte të shpeshta me sasi të vogla të ushqimeve.

  1. Xhenxhefili

Rrënja e xhenxhefilit është një ilaç tradicional kinez për të vjellat e mëngjesit dhe efekti i tij është vërtetuar nga hulumtimet, si dhe nga përvojat e grave shtatzëna. Merrni 1/8 lugë çaji pluhur xhenxhefili tre deri në katër herë në ditë, ose bëni një çaj duke zier disa feta rrënjë të freskëta në ujë duke shtuar një lug mjaltë.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, pini pije të ftohta dhe pa sheqer mes vakteve.

  1. Shtrihuni dhe pushoni

Ndonjëherë zgjidhja më e mirë është edhe më e thjeshta. Mundohuni të shtriheni, mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe pushoni. Stresi dhe lodhja mund të përkeqësojnë të përzierat. Pushoni dhe relaksohuni sa herë të keni mundësi.

  1. Hani ushqime të pasura me vitaminë B

Sigurohuni që të hani ushqime të pasura me vitaminë B, dhe proteina. Nevoja ditore e një gruaje shtatzënë për këtë vitaminë është vetëm 1.9 miligramë, dhe për të reduktuar të përzierat dhe të vjellat, zakonisht rekomandohet të merret 25 miligramë tri herë në ditë./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts