Fëmijët të cilët kanë problem me shqiptimin e shkronjave përkatëse si dhe lidhjen e fjalëve?

Pyetje:

Përshëndetje!

Vajza jonë është 5 vjeçe, është në parashkollor, ka qenë edhe në kopsht më herët, e kemi dërguar edhe për kontrolla të rregullta te Pediatri dhe ka thënë se gjithçka është në rregull, mirëpo ka shumë probleme me shqiptimin e shkronjave, shpesh ngatërron F me Th, Fika në vend të Thika, L me R, Q me C, nuk e thotë Rr – në, gjithashtu e ka edhe problem ti lidh 3 apo 4 fjalë në një fjali, na intereson një mendim i juaji ?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Problemet e Artikulimit të shkronjave përkatëse dhe lidhjes së fjalëve janë shumë të shprehura te fëmijët. Në përgjithësi janë probleme të kategorisë së lehtë, mirëpo që shkaqet mund të jenë të ndryshme, si vie fjala fëmijët me Perin në gjuhë, fëmijë të lindur me një nofull më të vogël, fëmijë me probleme dentare, apo edhe gjuhë më të gjatë se normalja, janë këto vetëm disa nga aspketet që lidhen me problemet e shqiptimit të shkronjave përkatëse apo edhe tingujve kur ato lidhen me zanore. Pastaj, problemi i lidhjes së fjalëve te fëmijët 5 vjeç poashtu është një problem që kërkon tretman Logopedik, kjo për arsye sepse ajo është një moshë ku fëmijët janë në prag që pas një periudhe jo shumë të gjatë, duhet që të fillojnë ta zgjerojnë fjalorin e tyre dhe të tregojnë ndonjë storje apo ndodhi. Janë probleme të zakonshme siç e cekëm, që pas një perjudhe Optimale të tretmanit mund të kalojnë, mirëpo sikur për problemet e tjera Logopedike, nuk është mirë të anashkalohen shumë, sidomos te fëmijët me Perin në gjuhë, apo fëmijët në moshën 5 vjeçe që kanë vështirësi ti lidhin fjalët, kjo pasi që hapat Logopedik – të të folurës lidhen me njëri – tjetrin dhe një problem më i vogël tani, në të ardhmen mund të vijë duke u shtrirë edhe në aspektet tjera që lidhen me të folurën apo aspektet e tjera të komunikimit. Andaj, për këtë rekomandohet një konsultë me Logopedin.

Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts