“Ndoshta bëhem diçka…” Poezia virale e 7 vjeçarit që vë në dyshim ekzistencën e tij.

Përdoruesja e Twitter-it Ayşe Nâlân ndau poezinë e shkruar nga djali i saj 7-vjeçar në llogarinë e saj në Twitter. Poezia u bë virale në rrjetet sociale dhe u ritweetua nga mijëra njerëz brenda një kohe të shkurtër. Poezinë e ka kompozuar dhe kënduar edhe këngëtari Ufuk Beydemir, i cili është ripërpunuar nga rreth 6 mijë persona. Arsyeja më e rëndësishme pse kjo poezi është e vlefshme është se poeti vë në dyshim ekzistencën e tij edhe pse ka vetëm 7 vjet që jeton në këtë botë.

Një poezi që fillon me “çfarë jam unë” dhe përfundon me “ndoshta mund të jem diçka” ka një kuptim vërtetë të thellë dhe një koncept shumë filozofik, aq më tepër kur këtë e shkruan një fëmijë 7 vjeç.

 

 

 

Përkthimi:

Çka jam unë?

A jam një vrimë e zezë?

A jam ëmbëlsirë?

A jam i dyti?

A jam Ismaili unë?

A jam një hiç unë?

A jam një burrë që noton në mes të askundit?

A jam unë një hiç apo ata të gjithë janë një gënjeshtër?

Ndoshta mund të jem diçka…./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme