Aftësitë shëruese të Qepës së bardhë dhe asaj të kuqe!

Qepa është një prej gjërave ushqimore më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë, porse ka dy anë negative nga e cila, konsumi i përditshëm, apo në secilin vakt është i pamundur. Ka erë të pakëndëshme dhe një djegsim që bënë sytë të lotojnë.

Por, gjithçka bie poshtë, kur në pyetje është shëndeti, andaj ana pozitive në shëndetin e njeriut e bënë një prej ushqimeve më të preferuar tek njerëzit.

Çka konkretisht janë anët pozitive të qepës?

Largon tepricat

Qepët ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve tepricë nga trupi, që është shumë e rëndësishme për ata që vuajnë nga reumatizmi dhe fryrjet.

Stimuluese e oreksit

Shpeshherë qepa krahasohet me hudhrën dhe piperin e kuq. Përmbajtja e qepës me vitaminë C ndihmon në absorbimin e hekurit dhe ofron mbrojtje për trupin. Për më shumë, qepa është e pasur edhe me vitaminat C, E dhe B, magnez, fosfor, kalcium dhe fibra.

Lufton bakteret

Sulfuri është i pranishëm në qepë, që na bën të “qajmë”. Sulfuri na ndihmon të mbrohemi prej infeksioneve. Nëse dëshironi ta luftoni gripin apo bronkitin, qepa është aleat. Është e hatashme nëse prekeni edhe nga diarreja apo bakteret në zorrë. Përgatisni një shurup nga qepët. Zieni dy qepë në gjysmë litër ujë. Shtoni pesë lugë nektar “agave” apo shurup nga panja. Përzieni derisa të shndërrohet në shurup dhe pini tri gota në ditë.

Sistemi tretës

Qepa është një superstimulues për mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit. Ndihmon tretjen. Nëse vuani nga acidet në stomak apo keni stomak të ndjeshëm, atëherë shmangini qepët. Studimet tregojnë se qepa parandalon zhvillimin qelizave të kancerit në abdomen.

QEPA E KUQE:

Kontrollon diabetin

Qepa e papërpunuar shton prodhimin e insulinës. Nëse vuani nga diabeti, keni arsye të mirë që rregullisht të hani qepë të papërpunuara.

Shëron kapsllëkun

Nëse ju mundon kapsllëku, do t’ju ndihmojnë fibrat që gjenden në qepën e kuqe. Qepa largon helmet dhe forcon qelizat e ushqimit nga zorrët.

Problemet me gjakrrjedhjen nga hundët

Nëse keni telashe me gjakrrjedhjen në hundë, qepa e kuqe mundet ta ndalojë këtë. Nëse ju rrjedh gjak, merrni aromë për një kohë qepës së kuqe.

Parandalon rritjen e qelizave të kancerit

Qepa është e pasur me substancat e squfurit që e mbrojnë organizmin nga kanceri i lukthit, zorrës së trashë, kancerit të gjirit, mushkërive dhe prostatës. Ndikon edhe kundër baktereve në sistemin urinar./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts