Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume?

Pyetje:

Si të kujdesemi për shëndetin e dhëmbëve kur konsumojmë argume?

 

Përgjigje:

Agrumet janë të pasura me vitaminë C dhe të gjithë dëshirojmë t’i konsumojmë ato sepse e lidhim me shëndetin.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për shëndetin oral, duhet të jemi të kujdesshëm me agrumet.

Limonët, portokallet, rrushi, mandarinat… përmbajnë jashtëzakonisht acid.

Konsumimi i shpeshtë i këtyre frutave dhe lëngjeve të tyre mund të shkaktojnë erozion të dhëmbëve.

Limonada me sheqer është padyshim një zgjedhje jo e mirë e pijeve për dhëmbët, sepse krahas gjithë kësaj, sheqeri shkakton edhe karies.

Rekomandohet përdorimi i një pipzi për të konsumuar lëngun e agrumeve. Pas përdorimit të agrumeve dhe lëngut të tyre rekomandohet të shpërlahet goja me ujë.

Dhëmbët duhet të pastrohen vetëm 30 minuta pas një vakti frutash .

Spec. Dr. Manushaqe Veliu./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts