A vishet vetë i vogli juaj? Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i pavarur, duhet ta lini të mësojë për gjërat e vogla, dhe një nga ato gjëra është veshja.
Në mënyrë që fëmija juaj të rritet për të qenë një person i pavarur dhe i shkathët, ju duhet ta lejoni atë të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kryesore, si veshja, ngrënia dhe higjiena.
Hulumtimet kanë treguar se nëse e lejoni një fëmijë të menaxhojë dhe të gjejë zgjidhje në situata të tilla, ju e ndihmoni atë të bëhet i pavarur dhe të rrisë vetëbesimin e tij.
“Pavarësia e veshjes është një moment historik i rëndësishëm psikologjik dhe emocional,” thotë Dr. Karen Ruskin, një terapiste familjare. “Fëmijët përpiqen për pavarësi, ndaj nuk është çudi që duan të veshin rroba vere në dimër, sigurisht që të rriturit nuk do ta lejojnë, por këto lloj përvojash janë të nevojshme për të vegjlit tuaj, sepse falë tyre ndërtojnë personalitetin dhe vetëbesimin”.
Ruskin thotë se procesi i veshjes, është baza për zhvillimin motorik, gjë që është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye ajo këshillon prindërit që t’i lënë të vegjlit të zgjedhin se çfarë do të veshin, por edhe t’i lënë të vishen vetë, edhe pse kërkon më shumë kohë sepse nuk janë të shkathët./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia