Mos e vajtoni burrin tim sepse ai nuk ka një djalë

Kush nuk do të donte të ishte i rrethuar nga femra kaq të forta e të bukura?! Le të jemi të sinqert, ka shumë përfitime për të qenë baba dy vajzave.

Burri im u rrit si më i madhi në një familje me pesë djem dhe një vajzë. Të qenit baba i dy vajzave mund të jetë një territor i panjohur për të, por ai i trajton vajzat tona si mbretëresha. Kur e njoftova burrin tim nuk ishte tip i ndjeshëm por duke qenë baba i një vajze të vogël e ka bërë atë një burrë më të mirë, i kuptueshëm dhe empatik.

Nuk po them se këto aftësi nuk do të kishin ardhur nëse do të kishim një djalë, por vajzat e bënë atë të mendojë nga një këndvështrim që nuk ishte mësuar.

A do të kemi më shumë fëmijë? Ndoshta. A është sepse duam një djalë? Absolutisht jo!

Njerëzit që na komentojnë ndoshta nuk e dinë situatën tonë kur bëhet fjalë për shtatzëninë. Po sikur të kemi probleme shëndetësore? Po nëse nuk jemi në gjendje të kemi më shumë fëmijë ose nëse kjo është kundër këshillave mjekësore?

Ne kemi qenë të bekuar me një shtatzëni të mbarë dhe foshnja të shëndetshme deri më tani, por ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të shkaktojë komenti juaj tek të tjerët, andaj ndaloni me pyetje të tilla dhe me komente teje irrituese.

Burri im nuk ka nevojë që ju t’i uroni fat për tu bërë baba i një djali sepse burri im është i lumtur duke qenë baba i dy vajzave tona.Unë e kam parë atë të mësojë të lyejë thonjtë e tij, ai ka mësuar tekstin e çdo kënge, mendoj se ai është mjaft ‘i lidhur’ me Frozen II dhe kjo nuk e bënë atë më pak baba.

Së fundi, ndërsa ne presim që vajza jonë e tretë të takojë këtë botë, ju vetëm duhet të dini se burri im është i lumtur duke qenë i rrethuar me tri vajza./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts