A është sjellja e fëmijëve reflektim i sjelljeve të prindërve?

Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste

Truri i fëmijës nuk është aq i zhvilluar sa i një të rrituri. Kur fëmijët hasin vështirësi, veçanërisht me gjëra që ju kërkoni prej tyre, ata shpesh nuk gjejnë fjalët për të thënë: “Kjo është vërtet e vështirë për mua” ose “A mund të më ndihmoni? apo “Nuk ja dal dot.” Ata shfaqin këto ndjenja përmes sjelljes së tyre.

Ndërkohë, ne si të rritur mund të presim që ata të na binden apo të na respektojnë thjeshtë sepse ne e kemi kërkuar kështu. Në rast të kundërt, mund të kërcënojmë me ndëshkime ose të ndalojmë lojërat e tyre.

Puna është se përdorimi i këtyre kërcënimeve nuk i jep fëmijës ndihmën që duhet të bëjë sjellje më të mirë. Sigurisht, një fëmijë “i sjellshëm ”do të na e bënte një ditë shumë më të lehtë, sidomos kur shpesh jemi vetë nën stres. Megjithatë, si të rritur, ne jemi ata me trurin e pjekur të aftë për rregullim emocional dhe zgjidhje të problemeve (edhe pse nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë 100% të kohës), e si presim nga fëmijët që janë më të vegjël?

Por mos harroni se një fëmijë që është kërcënuar dhe duket “i sjellshëm” nga jashtë, ka të ngjarë të ndihet ende i stresuar nga brenda, dhe po përpiqet ta mbajë sjelljen e mirë për hir të kënaqjes së të tjerëve. Ne flasim për sjelljen sikur të ishte një buton që sa herë ne e shtypim do aktivizohet , por nuk është kështu. Në sjelljen e mirë duhët angzhim.

Ky është vetëm një informacion bazuar në atë që ne tani dimë për zhvillimin e fëmijëve që mund të merrni parasysh.

Çfarë mund të bëni në vend të kësaj?

Mos harroni se e gjithë sjellja e mirë është komunikim, empatia. Nderto rrugë komunikimi para se të korrigjosh. Bashkë-rregulloni drejtë sjelljes se mirë -Fëmijët e vegjël mund të zhvillojnë sjellje përmes modelimit.

Cfarë modeli i ofrojmë ne fëmijeve tanë?

Të modelojmë sjellje dhe fjalë të mira që ata nëser ti përdorin në situata të ndryshme./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts