A duhet të marr magnez gjatë shtatëzënisë nëse ndjej se jam mirë?

Pyetje:

A duhet të marr magnez gjatë shtatëzënisë nëse ndjej se jam mirë?

Përgjigje:

Ashtu sikurse vitaminat edhe Magneziumi është një nga lëndët minerale më të rëndësishme në shtatëzani. Edhe nëse përpiqeni që me një ushqyerje të balancuar mirë, si ujë mineral i pasuruar me magnez, bajamet e qëruara dhe shumë perime jeshile, shpesh nuk mund të sigurohet sasia e nevojshme e magnezit. Mungesa e magnezit duket të jetë një shkak i ndjenjës së të vjellit te gratë shtatzana si shqetësimi më I shpeshtë I grave shtatëzëna në tre muajt e parë.

Mungesa e magnezit përveç ngërçeve të barkut mund të bëhet bëhet shumë shpejt e kuptueshme me një simptomë shumë karakteristike nëpërmjet ngërçeve të muskujve të pulpës sidomos gjatë natës kur I shtrini ato ndërsa jeni në gjumë dhe dhimbja ju zgjon nga gjumi.

Përveç kësaj mungesa e magnezit duket të jetë një shkak i dhimbjeve të parakohëshme të lindjes, rritjes së tensionit arterial dhe preeklampsisë. Për këtë këshillohet marrja e magnezit, deri në 450 mg në ditë, në të gjitha gratë me barrë dhe në ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Në përgjithësi nuk vërehen efekte anësore edhe në rastet e mbidozimeve, dhe vetëm rrallë ndeshet lodhje apo hollim i materieve fekale. Kur të jeni në muajin e fundit të shtatëzënisë në rast se nuk keni rrezik për preekplampsi apo indikacion tjetër sipas rekomandimeve mund ta ndaloni përdorimin e Magneziumit i cili duket të ndikojë të shtyjë lindjen./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts