Doja një mendim të doktorit në lidhje me përdorimin e këtyre ngjitësve për të rregulluar veshët e fëmijëve?

Pyetje:

Përshëndejte.

Doja një mendim të doktorit në lidhje me përdorimin e këtyre ngjitësve për të rregulluar veshët e fëmijëve. Sa është e preferueshme të përdoren për bebet 6 muajshe, dhe a ka efekt përdorimi i tyre pasi djali kur po flen po i zen veshët keq dhe për këtë arsye kanë fillu me ju bë llaposh. Faleminderit për kohën tuaj.

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Kjo mënyrë e mjekimit apo e synimit për ti rikthyer veshët në formën “normale” që në i dëshirojmë tek fëmijët tanë,është jo vetëm jo efikase por edhe mjaft e dëmshme. Rezultatet dhe procedura janë një dështim i plotë dhe një maltretim shumë i madh për fëmijët e gjorë por edhe për prindërit. Shpeshehere përcillen me infeksione të vendit ku ngjiten këta ngjitës. Me një fjalë në momentin që i largojmë gjithëçka do të rikthehet aty ku ishte. Për të gjithe ato çifte që ju pengojnë veshët e fëmijëve do duhej për këtë çështje të mendonin ateher kur u dashuruar me njeri tjetrin dhe të shihnin veshët e njeri tjetrit .

Veshet e fëmijëve në të shumtën e rasteve kanë formën e veshëve të prindërve. Nëse forma e tyre ju pengon në të ardhmen mund të realizoni një intervenim të thjeshtë kirurgjik dhe gjithëçka kthehet në normë por jo te maltretoni me muaj e vite nje femije duke tentuar që dhunshëm ti ndërroni pamjen e formën e veshëve. Fëmijët janë “parajsa e kësaj bote” pavarsisht formës së veshëve.

Dr. Ismail Lutolli spec Pediater
Subspecialist Hematolog dhe Onkolog Pediatrik
Subspecialist Dietolog dhe Nutricionist /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts