A e keni ditur se shumë popuj nga vendet e ndryshme të botës vuajnë nga mungesa e ujit të pastër

A keni menduar se sa ujë shpenzohet kotë gjatë larjes së dhëmbëve?

Dikush mund të jetë duke ecur nëpër shtëpi, duke shikuar televizor, duke biseduar në telefon dhe e gjithë kjo ndërkohë që uji rrjedh kotë.

Shumica e njerëzve janë të pavëdishëm për rëndësin e ujit kjo për një arsye – sepse ne kemi ujë në dispozicion kudo. Ekziston një thënie që thotë “I ngopuri të uriturit nuk ja beson”, dhe kur flasim për keqpërdorimin dhe shpenzimin e panevojshëm të ujit, ky mund të jetë përshkrimi më i mirë. Në fakt, ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se sa me fat jemi.

Me fat që kemi ujë kudo në vendbanimet tona, ku do që gjendemi ne pa problem mund ta shuajmë etjen me ujë të pishëm e të pastër, për ta përdorur atë, për të gjitha nevojat tona atë higjienike dhe në amvisëri. Ne jemi me fat që pas një dite të lodhshme mund të bëjmë një dush të gjatë (ndoshta edhe me orë qëndrojmë nën dush) relaksues.

A e keni ditur se shumë popuj nga vendet e ndryshme të botës vuajnë nga mungesa e ujit të pastër

Nëse keni udhëtuar ndonjëherë në një vend ku uji nuk pihet ose edhe më keq nuk mund të bëni as dush, si për shembull në Egjipt. Në Egjipt, uji është aq i ndotur sa nuk rekomandohet të përdoret as në amvisri, madje nuk preferohet as dhëmbët t’i lani me ujë përveç ujit të pishëm që sigurohet në markete.

Edhe në Iran, uji nuk është i pijshëm. Edhe këtu duhet të siguroheni që gjithmonë të keni me vete një shishe ujë për pije.

Vlerësoni atë që keni dhe faktin që tashmë mund të pini një gllënjkë ujë të freskët sa herë të dëshironi!

Mendoni për natyrën, vlerësoni dhe mbroni atë, përdorni ujin në mënyrë racionale dhe mos e keqpërdorni atë!/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts