A është e rrezikshme nëse fëmija gelltit rërë?

Fëmijët më së shumti kënaqen duke luajtur në plazh, sidomos kur bëhet fjalë për plazhin me rërë ku mund të bëjnë forma të ndryshme nga rëra. Megjithatë, të gjithë prindërit e dinë se duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur kanë një bebe apo një fëmijë të vogël sepse i mjafton një moment pavëmendje që të vegjlit të fusin rërë në gojë.

Ajo që duhet të dini është se nuk ka arsye për panik nëse kjo ndodh, edhe pse sigurisht që ekziston një rrezik i vogël.

Rrezik për baktere dhe mbytje

Gëltidja e rërës është e padëmshëme. Megjithatë, rëra mund të kontaminohet me lëndë fekale dhe baktere të ndryshme, veçanërisht nëse është e lagësht.

Për më tepër, edhe kur bëhet fjalë për rërë të pastër, pra një që nuk është e kontaminuar me baktere dhe feces, ekziston rreziku i mbytjes.

Ngrënia e sasive të mëdha të rërës mund të përbëjë rrezik për mbytje ose irritimin e  zorrëve

Nëse fëmija ha rërë, veçanërisht një sasi më të madhe, këshilla jonë është t’u kushtohet vëmendje simptomave të tilla si diarre, të vjella, dhimbje stomaku dhe temperaturë. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë pediatrin tuaj./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts