A mund të bëhet zbardhimi i dhëmbëve nëse nëna është gjidhënëse?

Përgjigjet: Dr Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjise preventive

Pyetja: Përshëndetje, a mund të bëhet zbardhimi i dhëmbëve nëse nëna është gjidhënëse?

Përgjigje: Pershendetje! Faleminderit për pyetjen Peroksidi i hidrogjenit i cili ndodhet ne përmbajtje te zbardhuesit nuk kalon në qarkullimin e gjakut pra nuk kalon në qumeshtin e nënës. Andaj zbardhimi profesional mund të realizohet edhe te nënat gjidhanëse. Dr.Manushaqe Veliu

 

SHPËRNDAJE:

Related posts