Pyetje:
Përshëndetje!
Kam vajzën 25 muajshe dhe ende nuk fletë. E kam pas në vizitë tek doktori i ORL-së diagnoza është se vajza ka ujë në vesh, tani do të operohet, a ndikon kjo gjendje në të folur?
Përgjigje:
Përshëndetje, kur një fëmijë ka lëng në vesh, lëngu redukton zërin duke udhëtuar nëpër veshin e mesëm dhe në këtë mënyrë tingulli mund të mbytet ose të mos dëgjohet. Fëmijët që përjetojnë këto probleme me vesh mund ta bëjë më të vështirë për fëmijët të dëgjojnë dhe kjo mund të çojë në vonesa të të folurit dhe gjuhës (por jo gjithmonë), audiologu duhet të testojë dëgjimin e fëmijës suaj. Është e rëndësishme të dihet a reagon fëmija në zhurma të ndryshme, kur e thërrisni në emër apo në komanda të ndryshme, që të vëreni sado pak se a po dëgjon fëmija dhe a po zhvillon të të kuptuarit. Nëse ka vonesa në zhvillimin e të folurit ose gjuhës së fëmijës tuaj për shkak të lëngjeve, këto vonesa zakonisht zhduken pasi lëngu i veshit largohet. Nëse një vonesë vazhdon, fëmija juaj duhet t’i referohet një logopedi për vlerësim dhe trajtim, sipas nevojës.
Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”