Një grua e moshuar ishte në arkë të supermarketit dhe i erdhi radha të paguajë. Pas saj, në radhë ishte një grua e re me një djalë çamarrok rreth 9-10 vjeç. Djali vazhdimisht shtyente karrocën e nënës së tij e cila goditi gruan e moshuar në këmbë disa herë.
Gjyshja iu kthye vogëlushit dhe i kërkoi që të mos e godiste më. Ndërsa vogëlushi vazhdoi ta godiste, gjyshja iu kthye nënës së tij dhe i tha:
“A nuk mund t’i thuash djalit të mos më godasë?”
Zonja e re, pa shqetësim i përgjigjet ftohtë: “Jo! Metoda ime e edukimit i lejon atij lirinë për të bërë çfarë të dojë, derisa të kuptojë se ajo që po u bën të tjerëve nuk është e drejtë. Është vërtetuar shkencërisht se kjo metodë është shumë më efektive! ”
Në radhë, pas zonjës me fëmijën, ishte një djalë rreth të 20-ave, i cili po dëgjonte të gjitha me kujdes ndërsa po mbante një kavanoz reçeli në dorë.
Kur zonja mbaroi shpjegimin e saj për mënyrën e edukimit, ai hapi kapakun e kavanozit dhe me qetësi i derdhi tërë kavanozin e reçelit në kokë zonjës së re.
Zonja e tërbuar, doli nga kontrolli dhe u kthye nga i riu kurse ai u përgjigj me gjakftohtësi:
“E dini çfarë zonjë, unë jam rritur i lirë, pikërisht ashtu si djali juaj. Dhe, këtu e shihni rezultatin!”
Gruaja e moshuar e lumtur i drejtohet arkëtarit dhe i thotë: “Të lutem vendos këtë kavanoz me reçel në llogarinë time!”/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”