Afërsia e nënës me foshnjën është më e rëndësishme se ushqimi!

Lidhja fizike dhe emocionale midis nënës dhe foshnjës nuk është e rëndësishme vetëm për kujdesin e gjendjes së saj fiziologjike, por është vendimtare për zhvillimin emocional, psikologjik dhe intelektual të foshnjës

 

Të gjithë e dimë se foshnjat e vogla nuk pranojnë të vonojnë plotësimin e nevojave të tyre. Ato duan të tërheqin vëmendjen në të gjitha mënyrat që mund dhe dinë për të marrë atë që u nevojitet. Por a e dinit se përveç nevojave primare për të cilat flitet gjerësisht, si nevoja për ushqim dhe gjumë, ka edhe nevoja tjera shumë të rëndësishme për të cilat shumë pak flitet.

Nevoja për butësi, prekje, kontakt fizik, prania e nënës është e nevojshme për mbijetesën dhe zhvillimin e foshnjës.

Për fat të keq, vetëm kohët e fundit është popullarizuar fakti shkencor se lidhja fizike dhe emocionale midis nënës dhe foshnjës nuk është e rëndësishme vetëm për kujdesin e gjendjes së saj fiziologjike, por është vendimtare për zhvillimin emocional, psikologjik dhe intelektual të foshnjës. Prania fizike e nënës qetëson rrahjet e zemrës së foshnjës, ngadalëson dhe thellon frymëmarrjen e saj, mbush trupin e foshnjës me ndjenjën e paqes, rehatisë dhe sigurisë. Është kjo ndjenjë sigurie, dhe besimi, që është çelësi për formimin e një të rrituri emocionalisht dhe psikologjikisht të qëndrueshëm.

Nëpërmjet plotësimit të nevojave kryesore emocionale të foshnjës, nëna e ushqen fëmijën me një ndjenjë sigurie dhe qetësie – foshnja e thith këtë gjendje dhe me kalimin e kohës bëhet pjesë e saj gjatë gjithë jetës. Afërsia fizike dhe kontakti lëkurë-lëkurë janë kaq të rëndësishme pikërisht sepse ndihmojnë foshnjat të “pushtojnë” trupin e tyre dhe të fillojnë të ndihen “mirë në lëkurën e tyre”.

Në periudhën e lidhjes intensive që pason menjëherë pas lindjes, ngrohtësia e trupit dhe afërsia në këtë periudhë janë më të rëndësishme për të vegjëlit tanë sesa vetë ushqyerja e tyre.

Ngrohtësia dhe butësia e nënës ndihmon në stabilizimin e tensionit dhe frikës.

Fëmijët që u privuan nga kontakti me nënën e tyre – të cilët nuk e ndjenë kurrë afërsinë dhe butësinë e nënës së tyre, u bënë individë të keqtrajtuar nga shoqëroria. Ata ishin agresivë, të frikësuar dhe me një jostabilitet emocional. 

 

Marrëdhënia me prindërit ndihmon në formësimin më të mirë të fëmijës

Marrëdhënia me prindërit na jep një model që do ta sjellim instinktivisht në të gjitha marrëdhëniet e ardhshme.

Prindërit na mësojnë si të duam, si shprehen emocionet.

Ne mësojmë prej tyre se çfarë do të thotë të jesh i lumtur, i trishtuar, i zemëruar – ata janë udhërrëfyesi ynë.

Për të qenë një prind sa më i mirë për fëmijët tanë, është e rëndësishme që të bëhemi të vetëdijshëm për veprimet tona, ngase ato janë model i vetëm për fëmijët tanë.

Është e rëndësishme që të kuptojmë fazat e zhvillimit të fëmijëve, që të përpiqemi të lidhemi me mendimet dhe ndjenjat e tyre. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts