Baba, është bija jote është gjaku yt

Sot ajo zvarritet nëpër shtëpi me pelena, nesër para se ta kuptoni ju se sa shpejtë shkoi koha, ia dorëzon dorën e saj dhëndrit. Kënaquni sa të keni mundësi.

Vallëzo me të. Fillo sa është ende e vogël, madje që si bebe. Mos prit ditën e dasmës së saj që të vallëzosh me të.

Ajo mezi pret të kthehesh nga puna. Mos u vono.

Asnjëherë mos i humb datat e rëndësishme të saj. Pas dhjetë vitesh ajo nuk do të mbajë mend atë çfarë i ke sjellë si dhuratë për ditëlindje. Ajo do të kujtojë që ke qenë aty pranë saj.

Është aq e zgjuar sa çdo djalë. Siguroje që ajo ta dijë këtë.

Thuaja që është e bukur. Dhe vazhdimisht t’i thuash. Një ditë, një karikaturist ose revistë bukurie do të përpiqet ta bindë atë për të kundërtën.

Ajo do të grindet me nënën e saj. Zgjidhe anën tënde me kujdes.

Sot do të shkojë në kopsht. Nesër veç do të shkojë në kolegj. Mos u tremb.

Mësoje të kesh besim në të. Gradualisht, ndërsa rritet, lejoji asaj më shumë liri. Do të rritet duke përmbushur pritjet tua.

Si një flutur, një ditë do të hapë krahët dhe do të fluturojë lartë. Shijoni ditët e saj si paraardhës fluture.

Ajo ditë do të vijë shpejtë. Asgjë që mund të bësh nuk do të mund të të përgatisë për këtë. Sa më shpejt që ta pranosh këtë fakt, aq më lehtë do të jetë për ju.

Bëjani me dije se ajo gjithmonë mund të vijë nën strehën tënde. Çfarëdo që të ndodhë.

Është bija jote, gjaku yt./natalmedia.com/

 

 

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts