Babai – kandil ndriques për famijen e tij

Babai nuk lind fëmijë, por është aty për t’u kujdesur për fëmijët e tij ndërsa janë ende në barkun e nënës dhe pas lindjes së tyre.

Babai nuk i përjeton dhimbjet e lindjes por është në krah të nënës, kujdeset për gjithçka që i duhet asaj, e mban për dore për ta inkurajuar kur ajo është në ankth dhe pa gjumë.

Babai është aty për të larë, ndërruar dhe ushqyer fëmijën. Kur është e nevojshme, ai do të ndërrojë edhe pelenat dhe do të përpiqet ta qetësojë foshnjën.

Babai nuk mund të ushqejë me gji, por është aty për të ndihmuar nënën e rraskapitur, madje edhe për ta ushqyer nënën dhe fëmijen e tyre.

Babai nuk ka turp të përqafojë nënën dhe fëmijën dhe të tregojë ndjenjat e tij.

Ai gjen gjithmonë kohë për argëtim dhe për të lexuar përalla para gjumit. Babai është këtu për t’i treguar fëmijës një botë plot Aventura dhe për t’i shpjeguar në mënyrën më të lehtë gjërat që vogëlushi ende nuk i kupton.

Babai bën një punë po aq të rëndësishme dhe të vlefshme si nëna. Çdo ditë ai bën më të mirën që familja e tij e dashur të jetojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një baba i mirë është – ai që përpiqet t’u krijojë familjes rehati dhe siguri me prezencën e tij.

Babai është figura më e rëndësishme në edukimin dhe rritjen e mirëfillt të fëmijëve./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts