Bebes sime…

Shkruan:

Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,
Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

“Më kujtohen ato ditë, kur të dyja ndiheshim krejtësisht jashtë elementit. Unë isha një nënë për herë të parë, duke e bërë ashtu siç ia dilja (në fakt ende jam duke e bërë ashtu).

Dhe ti po përjetoje jetën jashtë në botën e madhe – me pamje të çuditshme, tinguj e aroma.
Ti po zgjidhje çfarë nuk të pëlqente, dëshirat dhe nevojat tuaja dhe unë po përpiqesha të kuptoja çdo klithmë tënden se çfarë do të thoshte.

Ti mundoheshe të kapesh dhe unë u ndjeva e padobishme. Unë doja aq shumë që të kuptoja si të të ndihmoja por, për mua vetë çdo gjë ishte e huaj.

Sa herë që zgjoheshe, ishe e frikësuar. Sa herë që zgjohesha, ndjeja se privohesha nga gjumi dhe e rraskapitur.

Ne ishim të dy fillestare në një territor të panjohur.

Por në mes të risisë dhe dërmimit, ne gjithashtu e dinim që kishim njëra tjetrën. Ne kishim nevojë për njëra tjetrën. Ne e donim njëra tjetrën.

Dhe fatmirësisht, ndërsa koha ecte ne u mësuam pak më shumë me këtë jetë së bashku.
Dhe akoma më mirë, e njëjta dashuri dhe nevojë për njëra tjetrën ka mbetur edhe tani./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts