Çfarë ndodh me trurin e një burri kur bëhet baba?

Duket se ka shumë gjëra që ndodhin në trurin e baballarëve të rinj, sepse disa studime kanë zbuluar se ndryshime të rëndësishme neurologjike ndodhin sapo burrat bëhen baballarë. Përveç kësaj, sa më shumë të përfshihen në kujdesin e foshnjave dhe sa më shumë kohë kalojnë me foshnjën e tyre, aq më të theksuara janë këto ndryshime.

Hulumtimet pohojnë se aktiviteti neurologjike i lidhur me gratë dhe instinktin e tyre të nënës nuk kufizohet vetëm te gratë dhe mund të jetë një shkas në prindërimin në përgjithësi, e kështu edhe te burrat. Megjithatë, supozohet se rezultate të tilla nuk do të kishin qenë të dukshme në të kaluarën, kur burrat ishin më pak të përfshirë në rritjen e një fëmije.

Çfarë ndodh me trurin e një burri kur bëhet baba?

Zvogëlohen nivelet e testosteronit

Është vërtetuar se burrat pësojnë ndryshime hormonale dhe se nivelet e tyre të testosteronit ulen ndjeshëm. Në këtë mënyrë, baballarët e rinj mund të përfshihen më shumë emocionalisht dhe të kuptojnë nevojat e fëmijës së tyre. Kjo lidhje e hershme midis babait dhe foshnjës forcon lidhjen e tyre emocionale dhe ndryshon nivelet e hormoneve në tru. Në një studim të vitit 2011, u zbulua se nivelet e testosteronit të baballarëve të rinj ranë deri në 40 për qind.

Nivelet e oksitocinës rriten

Oksitocina ose “hormoni i dashurisë” rritet ndjeshëm pas lindjes së foshnjës – si për nënat ashtu edhe për baballarët. Ndërsa tek nënat ky hormon shkaktohet nga veprime të caktuara, si ushqyerja me gji dhe kontakti i ngushtë fizik me foshnjën, tek baballarët hormoni i dashurisë aktivizohet nëpërmjet lojës, duke e bërë foshnjën të qeshë ose nëpërmjet kujdesit për foshnjën. Dhe, sa më e fortë lidhja mes foshnjës dhe babit, aq më i madh është niveli i oksitocinës.

Prodhimi i prolaktinës

Tek nënat, rritja e prodhimit të prolaktinës zakonisht shoqërohet me prodhimin e qumështit. Tek baballarët, ky hormon rritet kur bashkëvepron me foshnjën. Për më tepër, vetëm në muajin e parë të prindërimit, niveli i prolaktinës rritet me 20 për qind dhe sa më shumë baballarë të përfshihen në jetën e foshnjave të tyre, aq më e madhe është sasia e prolaktinës. Shkencëtarët besojnë se rritja e prodhimit të prolaktinës lidhet me krijimin e lidhjes, dashurisë dhe kujdesit.

Si nënat, ashtu edhe baballarët po kalojnë nëpër ndryshime. Këto rezultate vërtetojnë se përvoja e prindërimit dhe e kujdesit për foshnjat ndikon në mënyrë të ngjashme si te nënat, ashtu edhe te baballarët.Procesi i shtatzënisë dhe lindjes ndihmojnë nënat të zhvillojnë instinktin e nënës, tek babai, instinkti prindëror aktivizohet nga ndërveprimi dhe lidhja emocionale me foshnjën. Nëse keni vënë re se partneri juaj është bërë më i butë pas lindjes së foshnjës, tani e dini pse./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts