Çka janë gingivitet dhe si manifestohen ato në mishërat e dhëmbëve?

Shkruan: Manushaqe Veliu 

Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive

 

Me fjalën gingivite kuptojmë sëmundjet që manifestohen në gingivë (mishëra të dhëmbëve). Gingivitet janë sëmundjet më të shpeshta të mukozës orale te fëmijët dhe paraqesin sëmundje që përfshijnë gingiven përderisa pjesët tjera të parodonciumit nuk janë të përfshira.

 

Rëndësinë më të madhe në shfaqjen e tyre e ka higjiena e dobët e gojës, gjegjësisht pllaku dental, ndërsa ndikim të caktuar mund të kenë edhe disa ndryshime në gojën e fëmijëve siç janë:

 

• Ndërrimi i dhëmbëve të qumështit dhe dalja e dhëmëve të përhershëm

• Rrënjet e mbetura të dhëmbeve të qumështit

• Dhëmbët kariotik

• Mbushjet joadekuate që iritojnë gingiven

• Anamolitë e zhvillimit të fytyrës dhe nofullave

 

Çrregullimet e gjendjes së përgjithshme si ndryshimet hormonale dhe sëmundjet sistemike mund të përcillen me gingivite.

 

Gingivoplasty  gingivitis stock pictures, royalty-free photos & images

Ekzistojnë klasifikime të shumta të gingiviteve sipas progresionit të sëmundjes por edhe në raportin e reaksionit të gingives në ngacmime. Në raport me progresionin e sëmundjes gingivitet mund të jenë akute, subakute dhe kronike.

 

Varësisht se a reagon gingiva me eksudacion, proliferacion ose nekrozë, dallohen këto gingivite:

 

1. Gingiviti Catarrhalis

2. Gingivitis hiperplastica

3. Gingivitis fibromatosa

4. Gingivitis necroticans

5. Gingivits desquamativa

 

Format e veçanta të gingiviteve që shfaqën ne moshën fëmijërore janë:

 

1. Gingiviti i erruptimit

2. Pericoronitis/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts