Çrregullimet më të shpeshta tek fëmijët!

AUTIZMI

Autizmi është një çrregullim i trurit, që diagnostikohet që në fëmijërinë e hershme, nuk dihen shkaqet e këtij çrregullimi, një pjesë e fëmijëve autikë shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera të ndryshme, si në muzikë, art e ndonjëherë edhe në matematikë.

Simptomat me të cilat shfaqet autizmi:

Probleme me shikimin
Vështirësi në të folur
Probleme me dëgjimin dhe komunikimin
Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura
Fëmija izolohet në vetvete
Formulon me vështirësi mendimet
Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë

Prindërit:

Të jenë këmbëngulës. fëmijët me autizëm e kanë të vështirë që informacionin e marrë në një mjedis ta
riprodhojnë në një mjedis tjetër.
Të jenë mbështetës. krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm, është mënyra më e mirë për të përforcuar të mësuarit.
Të dinë të shpërblejnë fëmijën për sjelljet e mira çdo fëmijë tenton të shfaqë më shpesh sjelljet që prindërit ia përforcojnë duke i shpërblyer, lavdëruar, vlerësuar.

ÇRREGULLIMET E TË NXËNIT PËRFSHIJNË

Çrregullimet e aftësisë së të lexuarit
Çrregullimet e aftësisë matematikore
Çrregullimet e aftësisë së të shkruarit
Çrregullimi i aftësisë matematikore, së të lexuarit, dhe të shkruarit

Karakteristika kryesore e këtyre çrregullimeve është se leximi, aftësitë matematikore, aftësitë për të shkruar janë dukshëm nën nivelin e pritur, duke pasur parasysh moshën kronologjike, inteligjencën e matur dhe shkollimin e individit në përputhje me moshën e tij. fëmijët me çrregullime në të nxënë nuk janë fëmijë me prapambetje mendore. ata mund të kenë inteligjencë mesatare ose të lartë dhe sërish të kenë probleme në lexim, shkrim apo matematikë. por, mund të ndodhë që fëmija të ketë edhe vështirësi në të nxënë e njëkohësisht edhe prapambetje mendore, por këto janë dy gjëra të ndryshme.

Prindërit dhe Mësuesit duhet:

Të mirorganizojnë klasën dhe ruajnë vëmendjen e saj.
Të paraqesin tema të përgatitura mirë.
Të demonstrojnë pritshmëritë për sjellje të mirë.
Të kuptojnë karakteristikat e të mësuarit të nxënësve
Të tyre dhe planifikojnë instruksione të përshtatshme.
Të theksojnë më shumë sukseset sesa dështimet.
Të modelojnë sjelljen e duhur.
Të komunikojnë me nxënësit në mënyrë pozitive,
sensitive dhe nxitëse, duke përdorur edhe humorin.

DEPRESIONI

Fëmijë me lidhje të dobëta familjare, si dhe problemet social-kulturore përgatisin një terren të favorshëm për shfaqjen e depresionit në formën e traumave dhe çrregullimeve psikofizike. depresioni më tepër u atribuohet kushteve të jashtme sesa gjeneve. situatat traumatike në jetë si braktisja, dhuna në familje, problemet kronike në shkollë, divorci i prindërve ose edhe lindja e një fëmije tjetër në familje, rezultojnë në depresion te fëmijët që janë në periudhën e formimit. mërzitja ose vuajtjet e lehta nuk janë domosdoshmërish depresion. nëse fëmija ndihet i trazuar, nuk është për t’u shqetësuar, por nëse kjo situatë zgjat me javë dhe ndikon në marrëdhëniet që fëmija ka me ambientin që e rrethon, mund të quhet klinikisht depresion.

HIPERAKTIVITETI(adhd)

Simptomat:

-kanë mungesë përqendrimi, kohëzgjatjen e përqendrimit e kanë të limituar, gjatë studimit janë shumë të ndjeshëm nga bezdisje të vogla mjedisore, meditojnë për diçka tjetër duke parë drejt tabelës së klasës ose duke të parë në sy.
-shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejt. sa më shumë të përballen me ambiente të reja dhe të ndihen të huaj në të, aq më të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset kapricioze. këta fëmijë e kanë të pamundur të rrinë në një vend dhe të dëgjojnë me qetësi.

Prindërit:

Të mos u vënë në dukje çdo veprim të gabuar, është e rëndësishme që ky fëmijë të kuptojë se është si gjithë të tjerët, ka kapacitet për të qenë i suksesshëm, nuk u duhen kursyer lëvdatat.

VETËDËMTIMI

Vetëdëmtimi është një problem i zakonshëm mes fëmijëve e kryesisht të rinjve, i cili përfshin mënyrat e ndryshme që njerëzit dëmtojnë vetveten qëllimisht.

Vetëdëmtimi përfshin:

prerjen, djegien, përvëlimin, thyerjen e kockave, shkuljen e flokëve, marrjen e substancave helmuese. vajzat vetëdëmtohen më shumë se djemtë. vetëdëmtimi i djemve shpesh duket si një aksident.

Ç’RREGULLIMET E TË NGRËNIT

Nisin kryesisht sa fillon adoleshenca. më të predispozuara janë vajzat. e shohin peshën e trupit si qendrën e identitetit dhe lumturisë.

Dy çrregullimet e të ngrënit janë:

1. Anoreksia nervore – personat kanë frikë intensive të shtimit në peshë dhe refuzojnë të ushqehen.
2. Bulimia nervore – personat ushqehen në mënyrë të tepruar dhe këtë sasi të madhe ushqimi e eliminojnë duke vjellë. bulimikët kanë peshë normale, ndërsa anoreksikët janë ekstremisht të dobët.

FOBITË

Fobitë janë frikëra, që nuk kanë të bëjnë me një rrezik real.
Fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë fobi rreth gjithçkaje.
Fobitë më të shpeshta janë fobitë sociale, të cilat përfshijnë ankthin për çdo situatë, frikë nga disa kafshë dhe frikë nga errësira.

OBSESIONET

Obsesionet janë mendime ankthioze të përsëritura, të cilat mund të duken të paarsyeshme.

Ç’RREGULLIMET E ANKTHIT

Fëmijët nervozohen shumë shpejt e pa shkak. shkaqet e nervozizmit mund të jenë:

Performanca në shkollë, një lojë futbolli me shokët, apo edhe pamja. fëmijë edhe më të vegjël, në klasë të parë apo edhe parashkollorë, mund të kenë ankthin dhe frikën e ndarjes nga prindi.

SKIZOFRENIA

skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore, ajo përfshin: të menduarit konfuz, probleme me ndjenjat, sjelljen, motivimin, të
folurin, të shikuarit, të dëgjuarit dhe të besuarit e gjerave që nuk egzistojnë. skizofrenia zakonisht fillon të shfaqet rreth të njëzetave, por prek edhe adoleshentët./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts