Dobitë shëndetësore të dredhëzave!

Dredhëzat përmbajnë antioksidantë dhe antitumoralë, të cilët ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave. Dredhëzat janë përfshirë ndër frutat që ndihmojnë për të qëndruar të rinj sipas klasifikimit të ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity), e përgatitur nga USDA (Departamenti i agrikulturës në SHBA).

Vitamina C, acidi folik, dhe flavonoidet, parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene. Gjithashtu dredhëzat janë shumë të mira për kockat dhe shikimin, pasi kalciumi dhe vitamina K që përmbajnë, ndihmojnë kockat të rrinë të forta sa më gjatë, duke parandaluar osteoporozën. Gjithashtu ngrënia tre herë në ditë e dredhëzave, ndihmon për të reduktuar sëmundjen e syve, si katarakti dhe degradimi macular.

Konsumi i dredhëzave përmirëson humorin, pasi stimulon prodhimin e serotoninës dhe melaninës. Gjithashtu parandalojnë diabetin, për shkak se përmbajnë sheqer që është i tolerueshëm për kë vuan nga diabeti.

Gjithashtu nëse konsumohet dy apo tre herë në javë dredhëza, parandalohet diabeti i tipit 2. Dredhëzat përmbajnë 30 kalori për 100 gramë, duke aktivizuar metabolizmin që të djeg yndyrat. Stimulojnë ndjesinë e ngopjes dhe zhdukin urinë nervoze. Idealja është që të mos hahen pranë vakteve, por në distance.

Fibrat që përmbajnë dredhëzat, ndihmojnë procesin e tretjes dhe luftojnë kapsllëkun. Ndërkohë acidi folik që përmbajnë ndihmon memorien, duke parandaluar sëmundje si demenca dhe Alzheimer. Për femrat shtatzënë, ngrënia e dredhëzave, mban larg stresin./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts