Pyetje:
Përshëndetje!
Jemi një familje shqiptare që jetojmë në Gjermani prej më shumë se 12 vitesh, kemi tre fëmijë të moshave 10, 12 dhe 15 vjeç. Gjithmonë në shtëpi kemi folur në gjuhën shqipe dhe gjermane, ndonjëherë burri edhe në gjuhën angleze, problemi është se tani që janë të moshës pak më të rritur shumë pak e njohin gjuhën shqipe, kjo pak na brengosë sepse kur kthehemi verës për vizitë në Kosovë nuk munden të qasen në komunikim me të afërmit, cili është mendimi juaj ?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Si ju dhe shumë familje mërgimtarësh nga Kosova, ambienti me dy apo më shumë gjuhë është një mënyrë e jetës që i karakterizon. Duhet të dijmë se gjuha dhe komunikimi lidhen edhe me aspektet e tjera të individit, të cilat aspekte do të reflektojnë në jetën e tij/saj në të ardhmen, mirëpo nuk është e thënë medoemos që ky reflektim të jetë negativ, nëse një individ përgjatë rritjes së tij zhvillon paralelisht dy gjuhë në mënyrë të rregullt kjo mund të ketë ndikime pozitive në të ardhmen e tij/saj.
Si vie fjala ta bëjë më kreativ, më i gjindshëm përballë situatave të jetës dhe përditshmërisë, më të gatshëm të përballet me sfidat, e kështu me radhë. Mirëpo, parakusht i kësaj është që individi të zhvillohet në gjuhën amtare, e kemi fjalën gjithmonë në aspektin Logopedik. Dhe sidomos kur individi është në moshën në të cilën ndodhen përafërsisht fëmijët tuaj, trajtimi, këshillat, rekomandimet, udhëzimet përkatëse nga ana e Logopedit mund të jenë një ndihmë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që ato benifite të realizohen në të ardhmen te individi.
Arjon Podrimaj – Logoped./natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”