Fëmija 3-vjeçar ka sjellje agresive dhe hiperaktive – A është i nevojshrm një vlerësim profesional?

Pyetje:

Përshëndetje psikologe, kam një djalë që është 3 vjeç e 4 muaj dhe është shumë agresiv. Vetëm qan pa arsye, nuk është i shoqërueshëm me fëmijët e tjerë, i shtyn dhe i rreh. E qesim në natyrë, qytet, dhe e çojmë në lojëra, por prapë është i pakënaqur. Gjuan sende dhe për diçka të vogël na godet. Është shumë hiperaktiv dhe nuk ulet asnjë moment. Theksoj që prej dy muajsh i kemi larguar teknologjinë. Nuk di se ku të drejtohem: a është vetëm një fazë që kalon apo ka nevojë të bëhet një kontroll?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Këto sjellje mund të jenë të zakonshme në disa faza të zhvillimit, por kur janë të shpeshta dhe ndikojnë në funksionimin e përditshëm, është e rëndësishme të bëhet një vlerësim më i thellë dhe të merret parasysh ndihma profesionale.

Hiperaktiviteti, agresiviteti dhe vështirësitë në aspektin social mund të kenë disa shkaqe të mundshme, përfshirë faktorë zhvillimorë, emocionalë apo mjedisorë. Largimi i teknologjisë është një hap i mirë për të reduktuar stimujt e tepërt, por për të reduktuar mundësinë e gabimeve dhe për të ofruar ndihmën më të mirë, është shumë e rëndësishme që rasti të vlerësohet nga afër. Kjo do të na mundësojë që të kuptohen shkaqet e sjelljes dhe të jepen këshilla adekuate për ju si prindër se si të punoni me fëmijën. Sugjeroj që të konsultoheni me një psikolog për të bërë një vlerësim të plotë, që të mund të kuptoni më mirë sjelljet e tij dhe të merrni udhëzimet e duhura për të ndihmuar në zhvillimin e tij.

Pukjana Geci Psikologe Klinike./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts