Fëmija 6 vjeçar ka probleme me artikulimin e shkronjave, a duhet të filloj terapinë logopedike?

Pyetje:

Përshëndetje, fëmija im 6vjeç ka një problem me nxjerrjen e tingujve Dh, Th, R, Rr. E di që ai ndonjëherë shqipton gabimisht disa fjalë që fillojnë me këto tinguj, por ai gjithashtu mund të shqiptojë disa fjalë që fillojnë me këto tinguj. Mendova se me rritjen, kjo do të përmirësohej por ende jo. A është ky si një problem që kërkon fillimin e terapisë logopedike?

Përgjigje:

Përshëndetje dhe për ju!

Fëmijët në këtë moshë duhet të kenë të folur të pastër në artikulim, tolerohet mosartikulimi i drejtë i tingullit Rr. 

Disa probleme të artikulimit mund të përmirësohen me rritjen por tani fëmija ka moshën që fillimi i terapisë logopdike është i nevojshëm sepse për disa fëmijë të folurit nuk përmirësohet pa terapi specifike. Ju dëshironi të jeni të kujdesshëm që fëmija juaj të mos “etiketohet” dhe që ai të mos ndihet keq për shkak të pengesave në të folur.

Ju dëshironi të bëni gjithçka që mundeni për të forcuar vetëvlerësimin e tij dhe lëreni të kuptojë se ky është vetëm një problem i vogël për të cilin ai po merr një ndihmë të vogël. Fëmija juaj madje mund të ndihet më mirë sapo të folurit e tij të fillojë të përmirësohet, sepse ai do të jetë në gjendje të komunikojë në mënyrë më efektive me fëmijët dhe të rriturit e tjerë dhe nuk do të duhet të përsërisë ose riformulojë pyetjet në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë atë, sidomos tani që mendoj që fëmija do të filloj klasën e parë. Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts