Pyetje:
Përshëndetje!
E kam djalin gati 6 vjeç fjalët të gjitha i thotë, fjali me dy fjalë i lidhë por më shumë jo. Bëhet shpejtë nervoz dhe atë që kerkon e do të realizuar përndryshe i gjuan të gjitha lodrat i thyen (edhe të preferuarat e tij). Në kohët e fundit ka filluar të shfaqë nervozizëm duke shprehur emocionet nëpërmjet fshehjës pas kolltukëve dhe madje duke filluar të qajë me britmë. Po ashtu, ka përdorur edhe dhunën fizike duke më goditur në të gjithë trupin. Në kopsht, më vështirësi e dergojmë herë rrin herë nuk rrin. E dergojmë edhe të logopedja por nuk po shoh ndonjë rezultat. Më kan propozu me dërgu tek terapistja e sjelljes por për fat të keq në vendin ku jetoj nuk ka dhe po e kam të pamundur me dërgu. Çka më kishit propozu ju?
Përgjigje:
Përshëndetje! Në fakt, në pyetjen tënde, mungon një informacion më i plotë se kur ndodhin përgjithësisht këto sjellje të tilla. A keni bërë ndonjëherë një vlerësim nga një psikolog për të kuptuar arsyen e sjelljes dhe vonesën në zhvillimin gjuhësor të tij? Sjelljet agresive te fëmijët mund të jenë pasojë e shumë faktorëve.
Është e rëndësishme të shqyrtoni shkaqet e sjelljes së tij dhe të përdorni strategji të ndryshme për të përmirësuar situatën. Shkaku kryesor i sjelljes agresive mund të jetë vështirësia në komunikim.
Dinamikat në familje janë një çështje që mund të ndikojë në sjelljen e djalit tuaj dhe duhet të kuptohet më në detaje. Asnjëherë mos lejoni që fëmija t’ju lëndojë, as juvet as vetën e tij. Prindërit duhet të hulumtojnë një qasje të duhur ndaj fëmijës, por kurrë të mos përdorin dhunën si zgjidhje alternative. Prindërit në situata të tilla, kur dëshirojnë të mësojnë fëmijën për një sjellje të caktuar, duhet të menaxhojnë emocionet dhe sjelljen e tyre. Nuk mund të largojmë sjelljen agresive kur vetë e modelojmë atë.
Në momentin kur djali bën sjellje agresive, siç keni theksuar më lartë, duhet të bllokoni sjelljen. Sigurohuni që ai mos të lëndohet, mos i jepni shumë vëmendje( sjelljet agresive në disa raste mund të nxiten nga vëmendja e tepërt), dhe mos u largoni nga ambiente ku ndodhet fëmija.
Përpiquni të krijoni një mënyrë të hapur të komunikimit me fëmijën tuaj. Bëni aktiviteteve të përbashkëta (dicka që i pëlqen fëmijës tënd të bëj) për të folur dhe për ta siguruar që ti je aty me të dhe do ta dëgjosh e mbështesësh.
Në pamundesi te shkoni tek një tërapist i sjelljes mund të konsideroni kërkimin e burimeve shekncore online apo librave që ofrojnë këshilla dhe strategji për menaxhimin e sjelljes së fëmijëve.
Me respekt, Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”