Pyetje:
Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç e 3 muaj jam e shqetësuar sepse ai këndon por nuk flet me ne?
Prëgjigje:
Përshëndetje!
Nëse fëmija këndon do të thotë që ka aftësi të flas por nuk i përdor ato për të komunikuar. Fëmija nuk njeh funksionin e fjalëve por i përdor ato vetëm për argëtim, bën pjesë te mësimi mekanik. Është e rëndësishme që fëmija të largohet nga ekranet dhe të rrisni ndërveprimin me fëmijën duke përdorur metodën që e pëlqen, pra përmes këngëve të bëni stimulimin e komunikimit, mund të përdorni karta apo lodra gjatë këndimit për të bërë lidhjen fjalë- objekt. Nëse fëmija nuk shfaq interesim për bashkëveprim me ju si prindër iu rekomandoj të merrni një vlerësim nga logopedi. Është e rëndësishme që të vlerësohen edhe aspektet e tjera të zhvillimit.
Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”