Pyetje:
Përshëndetje!
Djali im 22 muajsh mund të njohë dhe të flasë të gjitha shkronjat e alfabetit dhe numrat deri në 20-të, por nuk mund të flasë asnjë fjalë tjetër, madje as mami apo babi. A duhet të shqetësohem dhe si spjegohet kjo, a është autizëm?
Pergjigje:
Përshëndetje, e dimë që moshën 22 muajshe nuk presim që një fëmijë të njohë shkronjat dhe numrat dhe të mos jetë në gjendje të përdorë fjalët bazë për të treguar nevojat ose dëshirat themelore. Fjalët e para që flasin fëmijët zakonisht përfshijnë: “Mama”, “Babi”, “Pa-pa”, “opa”, emrat e familjarëve dhe të kafshëve shtëpiake, emrat e lodrave të preferuara, etj.
Dhe ata fillojnë t’i përdorin këto fjalë midis moshës 12 dhe 18 muajsh, fjalët nuk presim që të shqiptohen saktë. Alfabeti apo numrat në këtë moshë nuk janë ndonjë mendim i tyre por tinguj që thjesht përsëriten dhe nuk i kuptojnë.
Njohja e tyre ndonjëherë mund të jetë një shenjë e talentit nëse nuk shoqërohet me ndonjë vonesë tjetër zhvillimi. Por sa i përket autizmit ndonjëherë kur i njohin dhe i thonë dhe janë të shoqëruara me vonesa të tjera si vonesa në të folur, mos tregimi me gisht, nuk përgjigjet ndaj emrit ose përgjigje të kufizuar ndaj emrit, stereotipi, josocial, nuk kupton komandat e thjeshta, e të tjera, këto të gjitha së bashku pothuajse gjithmonë tregojnë për autizëm.
Unë do t’u rekomandoja që fëmija të vlerësohej nga afër për zhvillimin e tij gjuhësor, të aspekteve të tjera të zhvillimit e poashtu edhe të kontrollohet dëgjimi i tij. Nëse ai testohet dhe tregon se ai po zhvillon aftësitë e tij gjuhësore shumë mirë, shkëlqyeshëm! Por nëse ai po përjeton vonesa, ndërhyrja e hershme është kritike. Vlerësojeni fëmijën sa më parë nga një profesionist!
Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”