Fëmija nuk po përserit fjalët që ia themi, si të veproj?

Pyetje:

Përshëndetje!

E kam djalin 21 muajsh dhe kur i them të përsëris fjalët që ia them më bën “Jo” me kokë, si të veproj?

Pergjigje:

Përshëndetje

Fëmijët mësojnë se si të bëjnë shumicën e gjërave duke imituar ose kopjuar të tjerët, dhe të folurit nuk është ndryshe.

Kur po e mësoni fëmijën tuaj të imitojë fjalët që thoni ka disa gjëra të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh.

Përsëritja është shumë e rëndësishme kur mësoni fjalë të reja, fëmija juaj duhet t’ju dëgjojë të thoni një fjalë shumë herë, të përpiqet të imitojë fjalën tuaj disa herë dhe më pas të vazhdojë të praktikojë fjalën për të përmirësuar shqiptimin e tyre.

Gjithashtu mbani në mend se fëmija juaj do të jetë shumë më i motivuar të praktikojë të thotë fjalë që janë kuptimplotë për të ose t’i marrë diçka që dëshiron. Së fundi, pasi të thoni fjalë që dëshironi që fëmija juaj t’i përsërisë, mos harroni të bëni një pauzë dhe të heshtni për t’i dhënë fëmijës tuaj mundësinë t’ju imitojë pa qenë nevoja t’i kërkoni atij ta bëjë këtë.  Këtë strategji duhet të shmangni duke i thënë në mënyrë eksplicite fëmijës suaj që të thotë një fjalë. Shpesh, prindërit i thonë fëmijës së tyre: “Thuaj top. Topi. Thuaj top.” ose “Thuaj mollë” kur duan që fëmija i tyre të thotë një fjalë. Ndërsa kjo strategji mund të funksionojë për disa fëmijë, ne si logopedë ju inkurajojmë që të mos përdorni këtë mënyrë. Shumë shpesh kur prindërit u kërkojnë fëmijëve të tyre të “thonë” një fjalë, fëmija i tyre nuk përgjigjet ose nuk merr pjesë fare.

Fëmijët e vegjël mund të zhgënjehen lehtësisht nëse vazhdimisht u kërkoni të bëjnë diçka që e shohin të vështirë ose të bezdisshme.

Pra mundohuni të krijoni një ndërveprim me fëmijën i cili arrihet në mënyrën më të lehtë dhe më atraktive për fëmijën, pra përmes lojës lidhur me atë që synojmë të i mësojmë fëmijëve apo tek shtimi i fjalëve të reja në fjalorin e tyre, arrini të merrni vëmendjen e fëmijës, të bëni kontakt me sy, përsërisni disa herë fjalën dhe pastaj i lini hapësirë fëmijës të t’a thotë vet kur ai është gati.

Logopede, Egzona Maloku/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts