Fëmijët dhe ekranet – A është koha për një detoksifikim digjital?

Fëmija mesatarisht shpenzon 7 orë në ditë duke qëndruar pranë ekraneve, qoftë kompjuter, celular, tablet apo televizor. Është një kohë shumë e gjatë, veçanërisht kur koha e rekomanduar është deri në dy orë në ditë.

Foshnjat tashmë dinë të përdorin celularin që nga mosha 8 muajshe dhe 90 për qind e parashkollorëve zgjedhin vetëm përmbajtje mediatike.

Në një artikull që ajo shkroi për Psychology Today, Dr. Victoria L. Dunckley diskuton të gjitha mënyrat se si koha e tepërt para ekranit ndikon tek fëmijët. Përveçse fëmija bëhet i varur, i lodhur dhe i irrituar – ai vuan në aspektin social, fizik dhe akademik.

Koha e tepërt para ekranit mund të ndikojë tek fëmija juaj në mënyrat e mëposhtme:

Ai nuk mund të fle natën

Dy orë përdorimi i një celulari ose tableti me ndriçimin maksimal mund të shtypë melatoninën – hormonin e gjumit që është shumë i rëndësishëm, mund të ndodhin çekuilibër hormonal dhe inflamacion i trurit.

Një fëmijë ka nevojë për më shumë stimulim për të përjetuar kënaqësi. Luajtja e lojërave në paisjet digjitale i bën fëmijët të ndihen shumë mirë, gjë që redukton kënaqësinë në jetën reale, pra sistemet e shpërblimit bëhen më pak të ndjeshme.

Fëmija mund të ketë probleme me vëmendjen dhe përqendrimin

Fëmijët që janë të varur nga ekranet shpesh nuk mund të përqendrohen në aktivitete të tjera si lojërat dhe socializimi me bashkëmoshatarët. Çdo gjë tjetër e bëjnë pa interes, vetëm duke pritur kohën kur do të kthehen sërish në pajisjet e tyre.

Fëmija mund të përjetojë ndryshime të mëdha të humorit

Nëse përpiqeni t’i hiqni celularin ose të kufizoni kohën e kaluar në të, ata mund të bëhen agresiv dhe të pandëgjueshëm

Fëmija mund të zhvillojë obezitet

Nëse fëmija rri vazhdimisht ulur dhe mezi lëviz, do të thotë se ai nuk është fizikisht aktiv dhe nuk ka mundësi të djegë kalori. Ata gjithashtu mund të bëjnë zgjedhje ushqimore jo të shëndetshme. Ndonjëherë koha e tepërt e kaluar para ekranit mund të shkaktoj depresion, çrregullim bipolar ose ADHD

Dunckley këshillon prindërit që kanë këtë situatë në shtëpi që të provojnë ‘detoksifikimin elektronik’ për disa javë ose të paktën një javë për t’i dhënë pushim sistemit nervor të fëmijës. Ndërhyrje të tilla mund të ndihmojnë në normalizimin e ciklit të gjumit, përmirësimin e humorit të fëmijës, ndihmojnë fëmijën në përqendrim, organizim dhe padyshim të çojnë në rritjen e aktivitetit fizik. Pa televizor, celularë ose tableta – fëmija së shpejti do të shijojë gjërat që i pëlqenin dikur – si lojërat krijuese dhe natyra, dhe do të bëhet më i lumtur dhe më i shoqërueshëm. Pasi truri të “rivendoset”, prindërit mund të rikthejnë ngadalë kohën para ekranit, duke testuar sasinë që fëmija mund të përballojë pa u rikthyer në sjellje të pashëndetshme./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts