Fëmijët kurrë nuk i kanë dëgjuar të rriturit, por gjithmonë i kanë imituar

“MOS I EDUKONI FËMIJËT, ata gjithsesi do të jenë si ju. EDUKONI VETEN”. Fjalë e urtë angleze. ……

Një baba krenar i mori dy djemtë e tij për të luajtur mini golf. Kur shkuan te shitësi i biletave, ai pyeti:
– Sa kushton bileta?
Shitësi u përgjigj:
– Tre dollarë për ju dhe tre dollarë për një fëmijë mbi gjashtë vjeç. Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç hyjnë pa pagesë. Sa vjeç janë fëmijët tuaj?
Babai u përgjigj: “Njëri ka tre dhe tjetri shtatë, kështu që do të paguaj gjashtë dollarë.
Shitësi i biletave pyeti:
– Zotëri, a jeni ju kaq i pasur? Mund të kishit kursyer tre dollarë. Mund të më kishe thënë se më i madhi është vetëm gjashtë vjeç, as që do ta vija re.
Babai u përgjigj: – Po, mund të jetë kështu, por fëmijët me siguri do ta vinin re./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts