Të dëgjoj
Shumë herë, gjithçka që secili prej nesh dëshiron me të vërtetë është që dikush të na dëgjojë, dhe madje edhe adoleshentët nuk janë të ndryshëm, edhe pse mendojnë se janë. Mundohuni të kuptoni ëndrrat e tyre përpara se të ofroni sugjerime. Në shumë raste, ndihma më e mirë që mund të ofroni është t’i dëgjoni me kujdes.
A mund të të ndihmoj?
Kjo ka të bëjë me të dëgjuarit, por si prindër, ne nuk mund të supozojmë gjithmonë se ne e dimë se çfarë është e gabuar. Pyete fëmijën tënd nëse mund ta ndihmosh me diçka, në vend që të supozosh.
Jemi krenar për me ty
Kjo është diçka që ne e themi kur fëmija ynë merr një medalje ose lavdërim. Kur e shihni atë duke ndarë diçka me vëllain ose motrën e tij, kur ai ju tregon se si e ndihmoi shokun e tij në shkollë, sigurohuni t’i tregoni se sa krenar jeni për të dhe karakterin e tij. Krenaria jo gjithmonë duhet të mbahet për arritje – si një trofe ose fitore.
Më fal
Prindërit janë njerëz dhe si të tillë do të gabojnë. Ne nuk mund të jëmi të pagabueshëm karshi fëmijëve tanë dhe të kemi sjellje të përsosur, dhe kur gabojmë – duhet ta pranojmë. Kërkim falja u tregon atyre se si prind jeni të gatshëm të merrni përgjegjësi kur bëni diçka të gabuar. Kur prindërit refuzojnë të kërkojnë falje, kjo i tregon fëmijës se prindi i tyre nuk është kurrë i gatshëm të marrë përgjegjësi vetëm sepse ai është prind.
Jo
Aftësia për të thënë “jo” është diçka prej së cilës mund të mësojmë të gjithë, dhe t’i themi “jo” fëmijës, atij i mësojmë rëndësinë për të vendosur kufi. Fëmijët duhe të din se fjala “jo” është diçka e nevojshme, dhe e natyrshme./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”