Frika nga uji (Hidrophobia)

Pse është e rëndësishme t’ia mësoni fëmijëve tuaj notin sa më parë (shkaku, simptomat dhe trajtimi)!?

Shumë njerëz kanë frikë nga uji, por kjo frikë tejkalohet kur mësojnë të notojnë.

Por nëse keni hidrofobi, keni frikë të vazhdueshme dhe anormale, ndiheni të shqetësuar nëse thjesht mendoni për ujë, e lëre më kur i afroheni sipërfaqjeve me ujë.

Ka disa prova që fobitë mund të trashëgohen gjenetikisht. Nëse keni një anëtar të familjes që ka probleme të shëndetit mendor, të tilla si ankthi ose fobi të tjera, ju gjithashtu mund të jeni në rrezik të krijoni një fobi.

Hidrofobia shpesh shkaktohet nga një ngjarje traumatike gjatë fëmijërisë, siç është mbytja e afërt, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e tërbimit.

Kjo sëmundje ngjitëse prek gjitarët, kryesisht mishngrënës dhe më shpesh shkaktohet nga kafshimi i një qeni të tërbuar, mace apo dhelpre. Kështu, frika nga uji është një fazë akute neurologjike në një person që vuan nga tërbimi, dhe manifestohet nga frika dhe dhimbja kur pi ujë për shkak të spazmave në fyt dhe laring.

Por si shfaqet frika nga uji!?

– frika e mbytjes, edhe me sasi të vogla uji
– shmangia kontaktit me të gjitha lëngjet
-shmangia e vendeve dhe situatave ku mund të ndodhin takime me ujë
-pamundësia për të ruajtur higjienën për shkak të frikës nga dushet dhe vaskat
-shmangia e daljeve në det.

Cilat janë simptomat e hidrofobisë?

-një ndjenjë e menjëhershme e frikës, ankthit dhe panikut intensiv kur mendoni për ujin
-djersitje
-rrahje të shpejtë të zemrës
-vështirësi në frymëmarrje
-ndjeheni sikur po mbyteni
-të vjella
-marramendje ose të fikët

Kush është trajntimi për këtë lloj frike?

-Kësisoj është shumë e nevojshme që fëmijët tuaj t’i testoni edhe në not sa më parë, e po ashtu t’i dërgoni në moshë sa më të vogël që të mësojnë notin (zakonisht kur fëmiu kupton mirë, gjërat e përditshme).

Kontaktet e hershme me ujin, si të vegjël, bëjnë që fëmijët të fillojnë të ndihen të sigurt kur trupat e tyre prekin ujin.

– Hidrofobia trajtohet, ashtu si çdo fobi tjetër, duke hequr shkakun. Nëse hidrofobia është për shkak të tërbimit, atëherë është e nevojshme të shihni menjëherë një mjek. Në rastin e dytë, zgjidhja më efektive për të kapërcyer këtë frikë është psikoterapia.

Në rast se keni një situatë të ngjashme, Poliklinika NATAL, posedon edhe mjekun, po ashtu psikologun të cilët mund të ndihmojë të vegjlit tuaj në largimin e kësaj frike./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts