Gjërat për të cilat nënat nuk na tregojnë

E ke bërë të qajë… shumë herë

Ajo qau kur mori vesh se ishte shtatzënë. Ajo qau kur të solli në jetë. Ajo qau kur të mbajti në krahë për herë të parë. Ajo qau nga lumturia. Ajo qau nga frika. Ajo qau sepse ishte e pushtuar nga emocionet. Ajo gjithmonë e ndjente dhimbjen dhe lumturinë tënde dhe i ndante me ty, pavarësisht nëse ti e dije apo jo.

 Ajo donte të merrte copën e fundit të tortës

Por ajo pa se si po e shikoje, ajo do të ishte shumë më e lumtur nëse ti do ta merrje.

  Ajo kishte dhimbje

Kishte dhimbje të brinjëve gjersa ju mbante në barkun e saj për nëntë muaj. Ajo vuajti dhimbje të mëdha kur ju solli në jetë, kur e kafshonit ndërsa ajo po ju ushqente.

Ajo gjithmonë kishte frikë

Që në fillim, ajo bëri gjithçka që mundi për t’ju mbrojtur. Ajo nuk donte ta linte askënd nga antarët e familjes të kujdeset për ju, sepse ajo ishte e bindur se vetëm ajo mund të të kujdeset më së miri për ju. Zemra e saj rrahte dy herë më shpejt sapo hodhe hapat e parë. Ajo nuk mund të flinte derisa të sigurohej që ti të kthehesh në shtëpi shëndoshë e mirë. Ajo u ngrit herët për t’ju bërë gati për shkollë. Sa herë që hiqni dorë, ajo ishte e gatshme t’ju mbështeste. Ajo ishte aty për t’u siguruar që gjithçka ishte në rregull.

 Ajo e dinte se nuk ishte perfekte

Ajo i di të metat e saj, ndonjëherë edhe e urren veten për to. Gjëja më e vështirë për të është kur i vëren. Ajo donte të ishte një nënë perfekte, të bënte gjithçka siç duhet, por edhe nënat janë qenje njerëzore dhe mund të bëjnë gabime. Ajo do të donte të kthehej pas në kohë dhe të rregullonte gjithçka, por nuk mundet. Pra, jini të sjellshëm dhe mirënjohës, dijeni se ajo bëri më të mirën dhe ju dhuroj çdo gjë që kishte.

 Ajo të shikonte duke fjetur

Kishte netë kur ajo rrinte zgjuar pothuajse gjithë natën, duke u lutur që më në fund të flije. Ajo mezi i mbante sytë hapur teksa të këndonte një ninullë. Kur më në fund do të zinte gjumi, ajo do të ulej pranë shtratit tënd dhe e gjithë lodhja e saj do të zhdukej duke shikuar fytyrën tënde engjëllore. Në atë moment do ta kaplonte një dashuri e papërshkrueshme, pavarësisht lodhjes dhe pagjumësisë.

 Ajo u kujdes për ju shumë më gjatë se nëntë muaj

Ju kishit nevojë për të. Ajo u mësua të të mbante gjatë pastrimit, ngrënies, ndonjëherë edhe kur flinte, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ju qetësuar. I dhembin krahët dhe shpina, por ajo gjithsesi të mbante në krahë, sepse gjithmonë ke dashur të jesh me të. Ajo të përqafoi dhe të puthi, luajti me ty. Në krahët e saj ndiheshe i sigurt.

 Sa herë që qaje, zemra e saj thyhej

Sapo ajo pa lot që rridhnin në fytyrën tuaj, ajo bëri gjithçka për t’i ndaluar ato. Nëse ajo dështon të të qetësoj, zemra e saj do të copëtohej.

 Ajo ju vendos gjithmonë në plan të parë

Ajo mund qëndronte pa ushqim, pa pushuar dhe pa gjumë. Ajo gjithmonë i vendos interesat tuaja mbi të sajat. Ajo mund t’ju kushtonte gjithë ditën dhe në fund nuk kishte më kohë dhe energji për vete. Të nesërmen, ajo do të fillonte gjithçka nga e para.

Dhe ajo do të bënte të njëjtën gjë përsëri

Të jesh nënë është detyra më e vështirë që mund të imagjinohet. Ti qan, ke dhimbje, por ndonjëher mundi për të qetësuar është i kotë, ajo fal teje mësoi se si të bëhet nënë, mësoi se mund të ndjente lodhje dhe knaqësi në të njejtën kohë.

Me gjithë dhimbjet, netët pa gjumë, zgjimet e hershme dhe gjithçka që mami bëri për ty, ajo do t’i bënte të gjitha përsëri, sepse ti je prioriteti i saj dhe si i tillë do mbetesh përgjithëmon./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts