Gjërat që fëmijët do të mbajnë mend nga fëmijëria e tyre!

Fëmijët ju perceptojnë si udhërrëfyes, sepse ndodhen në një botë të panjohur, ngjarjet dhe ndjenjat e fëmijërisë i mbajnë me vete përgjithmonë.

Shpesh mund të dëgjoni njerëz të rritur që kujtojnë fëmijërinë e tyre, duke kujtuar se çfarë bënë prindërit e tyre dhe si ishin ata, ndonjëherë këto kujtime janë të dashura dhe ndonjëherë mund të ndjeni hidhërim dhe keqardhje.

Megjithatë, të gjithë kemi momente dhe ngjarje që do t’i kujtojmë përgjithmonë, pavarësisht sa vjeç jemi, dhe disa prej tyre përcaktuan sjelljen tonë të mëtejshme në jetë.

Reagimi i prindërve për vdekjen e gjyshit, shpërngulja në një qytet tjetër, mënyra se si prindërit përshëndetën njëri-tjetrin kur ktheheshin nga puna, apo historia e prindërve për të afërmit e gjithë kjo mbahet mend nga fëmijët.

Duke qenë se fëmijët mbajnë përgjithmonë disa gjëra dhe emocione me vete, do të ishte mirë të mendoni se si i rritni të vegjlit tuaj dhe çfarë u lini atyre si trashëgimi:

Eksperiencat që keni pasur së bashku

Ata mund të mos kujtojnë çdo lodër që i keni blerë për ditëlindjen e tyre ose sa herë i keni blerë akullore, por cilado qoftë arsyeja, përvojat më shumë se gjërat e bashkojnë familjen, kështu që fëmijët do të kujtojnë prezencën tuaj, dhe jo gjërat materiale.  Kur ju jeni plotësisht të përkushtuar ndaj fëmijës tuaj dhe hiqni mënjan laptopin ose smartfonin tuaj, fëmijët krijojnë përshtypje pozitive se ju jeni plotësisht i tyre dhe se ata janë të vlefshëm për ju.

 

Fjalë pozitive drejtuar atyre

Në një botë ku fjala dashuri është përdorur për gjithçka, të thuash “të dua” nuk është domosdoshmërisht fillimi dhe fundi i gjithçkaje. Ka shumë gjëra të tjera që mund të thoni që do të kenë një efekt pozitiv tek fëmija :

“Unë jam krenar për ty”

“Unë kam besim tek ti”

“Ti je një mik i mirë” – të gjitha këto fjali dhe të ngjajshme do të ndikojnë në vetëbesimin dhe identiteti e tyre, kështu që në komunikim me ta tregohuni pozitiv dhe jo kritik .

 

Si i keni trajtuar situatat e vështira

Fëmijët ju shohin si udhërrëfyes sepse janë në një botë ku nuk janë të sigurt, një botë që i bën ata të ndjeshëm. Kur ballafaqohemi me momente të vështira – si vdekja, papunësia ose sëmundja – ata do të kujtojnë mënyrën se si keni folur me ta dhe si i keni bërë të ndihen,

 

Si jeni sjellë ju dhe partneri juaj ndaj njerëzve të tjerë, por edhe ndaj njëri-tjetrit

Fëmijët mësojnë nga ju çdo ditë dhe kur flisni pas shpine dikujt ose e trajtoni keq dikë, ata do e marrin atë nga ju sepse do të mendojnë se kjo sjellje është në rrregull sepse kështu veprojnë mami dhe babi. Kur jeni në shtëpi me fëmijët tuaj ju dhe partneri juaj flisni për problemet, fëmijët tuaj dëgjojnë dhe mësojnë edhe pse mund t’ju duket se ata thjesht janë të përqëndruar diku tjetër.

Jeta nuk mund të jetë gjithëmon e lehtë, nëse dëshironi të rritni fëmijë që një ditë do të jenë në gjendje të përballojnë situatat stresuese , fillimisht mendoni për shembullin që po u jepni atyre./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts